• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy garazhe të reja në kate dhe më shumë vende parkimi në Qendrën Klinike

Dy garazhe të reja në kate dhe më shumë vende parkimi në Qendrën Klinike

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sonte deklaroi se Qeveria ka marrë vendim me partneritet publiko-privat që në zonën e Qendrës Klinike në Shkup të ndërtohen dy garazhe në kate për të kapërcyer problemin e parkimit. Për këtë, thotë ai, është përgatitur një studim fizibiliteti dhe do të sigurohen trefish më shumë vende parkimi.

"Garazhe montuese në kate dhe vend parkingje me te organizuara qe do te jene me partner privat. Ata do të paguajnë bileta, normalisht një orë si kudo tjetër, ndërsa pacientët dhe mjekët që punojnë aty do të kenë vende parkimi se sa kanë tani", tha Taravari mbrëmë në Temën e ditës në TV Sitel.

Ministri, i cili sot ishte në vizitë në Klinikën e Onkologjisë, tha se është biseduar që së paku një pjesë e pacientëve ta marrin terapinë në “8 Shtatori”, në Tetovë dhe Manastir.

"Të shohim disi që të mos vijnë një numër i madh i pacientëve në Shkup sepse edhe atje janë të kufizuara kapacitetet e onkologjisë. Dhe mora një informacion që është i tmerrshëm. Do të më duhet të ulem me ministren e Financave para ribalancimit të parë të buxhetit. Na mungojnë një numër i madh infermierësh, e kam fjalën për onkologji, teknikë radiolog, fizikantë dhe mjekë, të shohim të hënën do të ulem me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për të bërë një lloj strategjie për specializimet", tha Taravari.

Ministri paralajmëroi se do të fillojë një iniciativë e përgjegjësisë se pse nuk po përdoren akseleratorët e blerë në “8 shtator” në Shkup dhe në spitalin e Shtipit.

"Absolutisht, duhet të kërkojmë, nëse nukkërkojmë atëherë edhe ne jemi fajtorë. Le të shohim të niset një iniciativë. Si do të përfundojë nuk e di dhe nuk do të doja të flas", tha Taravari.

Ministri ka vizituar sot edhe Institutin e Patologjisë, ku siç tha ai, janë vetëm 11 mjekë patologë dhe për këtë arsye kaq shumë vonohen rezultatet.

"Në të gjithë vendin janë 40 mjekë patologë, që është një numër shumë i vogël, tha Taravari dhe shtoi se duhet gjetur një mënyrë për të motivuar mjekët e sapodiplomuar që të specializohen në radiologji, për shembull onkologji.

Ai ka konfirmuar se po mendohet rritje e pagave të mjekëve, por thotë se nuk është vetëm vullnet i mirë i ministrit. Ai paralajmëroi rritje graduale të pagave.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se javën e ardhshme ndryshimet në ligjin e shëndetësisë që shfuqizojnë drejtorët ekonomikë do të shkojnë në Kuvend, për dy deri në tre javë ai do të udhëtojë në Slloveni për të parë përvojën e bashkimit të qendrës së tyre klinike dhe gjithashtu për dy deri tre javë do të publikohet lista e re pozitive e ilaçeve, e cila do të rinovohet çdo vit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR