• e diel, 01 shtator 2024

Dy anketa treguan se Tramp do ta mund Harisin në zgjedhje

Dy anketa treguan se Tramp do ta mund Harisin në zgjedhje

Uashington, 23 korrik 2024 (MIA) - Dy anketa politike të kryera pasi presidenti amerikan Xho Bajden e tërhoqi kandidaturën e tij, tregojnë se kandidatja e tij Kamala Haris, nëse zgjidhet si kandidate e Partisë Demokratike, do të humbasë nga rivali i saj, kandidati republikan Donald Tramp.

Haris tha se siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve në Konventën Kombëtare Demokratike për të qenë e nominuar nga Partia Demokratike.

Megjithatë, dy anketa të publikuara nga Njuzvik tregojnë se Haris ndoshta nuk është "mjaftueshëm e fortë" për të mposhtur Trampin.

Anketa "On Point Politics/Social Research" e kryer pas paralajmërimit të Bajdenit anketoi 801 votues. Nga të anketuarit, 51 për qind thanë se do të votonin për Trampin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 43 për qind do të votonin për Harrisin dhe gjashtë për qind ishin të pavendosur.

Anketa e Morning Consult tregoi gjithashtu se Trump kryeson. Sipas anketës, 47 për qind e të anketuarve votuan për Trampin, ndërsa 45 për qind për Harisin. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR