• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy aeroplanët "Er traktor" të DMSH-së marrin pjesë në shuarjen e zjarreve në rajonin e Negotinës

Dy aeroplanët

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Dy pilotët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim i kaluan procedurat e nevojshme para çdo fluturimi dhe aeroplanët er traktor janë nisur drejt shuarjes së zjarrit në rajonin e Negotinës, informoi për MIA-n drejtori i DMSH-së, Bekim Maksuti.

Sipas rregullave të caktuara nga Asociacioni evropian për aviacion civil (EACA), pilotët para çdo fluturimi bëjnë kontroll të ndërssjelltë për gatishmërinë e tyre psiqike dhe fizike.

Maksuti paraprakisht për MIA-n sqaroi se Drejtoria nuk guxon të fluturojë me një pilot, sepse, siç tha, njërin e ka kontrollor, përderisa tjetri i kontrollon të gjitha procedurat nëse gjithçka është siç duhet.

DMSH sot në mëngjes, pas paqartësisë disamujore për funksionalitetin e repartit ajror, nënshkroi marrëveshje me dy pilotët e pensionuar të "Er traktorëve" me të cilën ata do të angazhohen deri në fund të këtij viti.

Maksuti nuk deshi të zbulojë për çfarë rroge do të kthehen dy pilotët. Në bisedë për MIA-n muajin e kaluar, tha se për kthim të dy pilotëve të trajnuar, DMSH kërkon nga Ministria e FInancavbe rrogë në vlerë prej 300.000 denarëve, sepse vendi i punës pilot në DMSH me rrogë prej 72.000 denarëve nuk është atraktive. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR