Durmishi: Thirrje publike për bashkëfinancim të projekteve për kompanitë e ekonomisë qarkulluese prej gjashtë milionë denarë
- Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot shpalli thirrjen e re publike që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për vendosjen dhe avancimin e konceptit të ekonomisë cirkulare për vitin 2024.
- Post By Fami Bajrami
- 17:05, 25 tetor, 2024
Shkup, 25 tetor 2024 (MIA)- Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot shpalli thirrjen e re publike që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për vendosjen dhe avancimin e konceptit të ekonomisë cirkulare për vitin 2024. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në këtë thirrje publike kompanitë mund të aplikojnë për investimet si vijon:
Zhvillim dhe zbatim të modeleve cirkulare të biznesit ose sistemeve organizative që çojnë në uljen e mbetjeve në procesin e mëtejshëm të zbatimit të projektit;
Zhvillim i produkteve të reja nga lëndët e para të ricikluara ose sekondare;
Furnizimi i thërrmuesese për thërrmimin e produkteve të ndryshme që përdoren për ripërfshirjen e tyre në procesin e prodhimit si repromaterial;
Furnizim i linjave/makinave të vogla për përzgjedhjen e mbetjeve për nevojat e personave juridikë, të cilët kanë leje për menaxhimin e mbetjeve.
Në përputhje me Thirrjen Publike, do të kompensohen 50% e shpenzimeve të dëshmuara jo më shumë se 350.000 denarë individualisht për subjektin afarist që mendon të avancojë konceptin e ekonomisë cirkulare.
Për këtë masë, janë parashikuar 6.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Thirrja publike është publikuar tashmë në ueb-faqen e Ministrisë ku të interesuarit mund të aplikojnë, derisa afati i fundit për aplikim nga dita e publikimit është 11 nëntor të vitit 2024.