• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Durmishi: Përmes KES-it në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit do të fillojmë procesin që do të çojë në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme

Durmishi: Përmes KES-it në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit do të fillojmë procesin që do të çojë në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA)- Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit ekonomik-social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit.

“Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli ekonomik-social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme. Në mbledhjen e parë konstituive, dëgjuam kërkesat e punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave, të cilat në periudhën e ardhshme pres të na vijnë si kërkesa zyrtare që do t'i shqyrtojmë së bashku me kolegët e mi në Qeveri në një nga seancat e ardhshme”, ka thënë Durmishi.

Nga njëra anë, sipas tij, ekzistojnë kërkesat e sindikatave për një pagë minimale më të lartë, e cila, sipas Ligjit për pagën minimale, duhet të rritet në mars të vitit të ardhshëm, por nga ana tjetër, ekzistojnë edhe problemet me të cilat përballen punëdhënësit me mungesë të cilësisë dhe stafit profesional, si dhe produktivitetit të punëtorëve.

“Për ne, angazhim kryesor strategjik është përmirësimi i performancave të ekonomisë, nuk mundet, nga njëra anë, të rriten pagat e punëtorëve, e nga ana tjetër, të mos ketë produktivitet. Është thelbësore për ne që t'i zgjidhim këto probleme së bashku përmes dialogut social, vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme. Nëse nuk kemi ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme, atëherë nuk mund të flasim për përparim të shtetit”, ka thënë ai, duke shtuar se është arsyeja pse përmes KES, në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, do të fillojmë një proces që do të shpie në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme.

 

QËNDRONI TË LIDHUR