• e martë, 17 mars 2026

Durmishi për MIA-n: Shporta mesatare e konsumatorit dhe rritja e pagës minimale në seancë të KES-it

Durmishi për MIA-n: Shporta mesatare e konsumatorit dhe rritja e pagës minimale në seancë të KES-it

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Shporta mesatare e konsumatorit që Qeveria tashmë e ka përgatitur, por ende e pret qëndrimin e punëdhnësve dhe sindikatave, do të jetë mes pikave në rendin e ditës në seancën e sotme të Këshillit ekonomik-social (KES), paralajmëroi për MIA-n ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Siç deklaroi për MIA-n të premten, në seancën e KES-it do të shpallet edhe shuma e saktë për sa do të rritet paga minimale.

"Shporta mesatare e konsumatorit është vënë tashmë në rendin e ditës të KES-it, por ende nuk kemi përgjigje - propozime, vërejtje, sugjerime nga dy palët e tjera, punëdhënësit dhe sindikatat. Në këtë seancë, e cila do të mbahet më 2 mars, do ta vendos përsëri në rendin e ditës për ta diskutuar. Në fund, kur ta finalizojmë, do të publikohet një shportë konsumatori që do të bazohet në të dhëna reale nga institucionet përkatëse. Nuk do të kemi ndonjë shportë konsumatori të bërë nga ndonjë profesor ose nga disa njerëz që nuk janë relevantë, respektivisht nuk janë kontrolluar nga institucionet. Të mos bëjmë konfuzion tek qytetarët, por realisht të dinë se sa para duhet të ketë një familje me katër anëtarë për të kaluar një muaj", tha Durmishi për MIA-n.

До денеска, според најавите од Министерството за економија, треба да биде готова есенската потрошувачка кошница со 100 производи. Работната група, во која членуваат претставници од министерст

Ai përkujtoi se Qeveria ka folur shumë herë për shportën e sindikatave dhe i ka shprehur vërejtjet e saj.

"Për shembull, ata i publikojnë të dhënat 10 ditë para fundit të muajit, marrin në konsideratë çmimet më të larta të produkteve ushqimore dhe llogarisin harxhimet për qiranë. Sipas regjistrimit të vitit 2021, 90 për qind e popullsisë sonë jeton në shtëpinë e tyre", theksoi Ministri.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale, ai përsëriti qëndrimin se Qeveria do të mbështesë çdo zgjidhje të dakorduar nga punëdhënësit dhe sindikatat. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR