• e premte, 27 dhjetor 2024

Durmishi: Janë publikuar dy thirrje publike për mbështetje financiare për rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe për pajisjen e laboratorëve

Durmishi: Janë publikuar dy thirrje publike për mbështetje financiare për rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe për pajisjen e laboratorëve

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA)- Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli sot dy thirrje publike në përputhje me Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024.

Siç publikoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sivjet për këtë program janë siguruar gjithsej 32.500.000 denarë ose 530.000 euro subvencione për kompanitë.

Kompanitë nga sot mund të aplikojnë për dy masa dhe të marrin mbështetje financiare, edhe atë:

1. Thirrje publike për mbështetje për rritjen e konkurrentësisë së subjekteve afariste nga industria përpunuese – zhvillimi i subjekteve afariste, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i tregut

2. Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të laboratorëve

Për thirrjen publike për mbështetje për rritjen e konkurrentësisë së subjekteve afariste nga industria përpunuese – zhvillimi i subjekteve afariste, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i tregut, janë parashikuar 6,500,000 denarë.

Në thirrjen publike, mund të aplikojnë kompanitë nga industria përpunuese që kanë të paktën 5 persona të punësuar, dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare nga shteti për aktivitetin e njëjtë në dy vitet e kaluara.

Kompanitë mund të aplikojnë për pesë masa në këtë thirrje publike: për përpilimin e strategjisë së eksportit dhe/ose studime për hulumtimin e tregut dhe/ose strategji marketingu dhe/ose aktivitete për zhvillimin e brendit për subjektet afariste të orientuara nga eksporti; furnizim, implementim, certifikim dhe trajnim për standardet horizontale; standarde të harmonizuara dhe të tjera dhe dokumente të standardizimit në fushën e industrisë përpunuese, të nevojshme për ndërkombëtarizim dhe konkurrentësi më të madhe; kompensimi i një pjese të shpenzimeve për taksat zyrtare të regjistrimit në institucionet ndërkombëtare (ËIPPO, EPO, EUIPO dhe të tjerë) për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të pronësisë industriale; bashkëpunim mes subjekteve të biznesit dhe universiteteve për hulumtim, zhvillim dhe hulumtin (përdorimi i laboratorëve në universitete për ekzaminim dhe hulumtim, përgatitja e dokumentacionit të projektit

për përmirësimin e procesit teknologjik dhe produktit, analizë profesionale dhe konsultim, trajnim i specializuar, përgatitje dhe publikim të analizave dhe punimeve të përbashkëta në revistat profesionale, etj.) dhe kompensimi i një pjese të shpenzimeve për transformimin digjital të kompanive: zhvillim/furnizim të zgjidhjeve digjitale për të mbështetur biznesin dhe prodhimin, sistem të sigurisë kompjuterike, marketingun digjital.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës kompenson pjesën e shpenzimeve në shumën prej 50% të shpenzimeve të dëshmuara të kërkuesit, por jo më shumë se 300.000,00 denarë.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për laboratorët janë siguruar gjithsej 3.000.000 denarë.

Në thirrjen publike mund të aplikojnë kompanitë që janë në sektorin e ekzaminimeve dhe analizave teknike dhe njësitë organizative të fakulteteve që merren me këtë veprimtari. Një kërkues mund të parashtrojë aplikim dhe kërkesë për vetëm një aktivitet. Shfrytëzuesi i subvencionit nuk mund të jetë subjekti afarist që ka përfituar ndihmë shtetërore për aktivitetin e njëjtë në vitin paraprak.

Laboratorët mund të aplikojnë për akreditim dhe zgjerim të akreditimit të laboratorëve ekzistues për: furnizimin e standardeve/specifikimeve teknike për metodat laboratorike, shërbimet konsultuese për implementimin e ISO 17025, trajnimin për zbatimin e metodave nga fushëveprimi i akreditimit, pjesëmarrjen në seminare ndërkombëtare për skemat PT, auditimin e akreditimit me Institutin e akreditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose auditimin mbikëqyrës me Institutin e Akreditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo masë ka të bëjë edhe për furnizimin e pajisjes për laboratorët për lëshimin në treg të produkteve cilësore dhe të sigurta në fushën e pajisjes plotësuese të laboratorëve dhe trajnimit për operim me pajisjen dhe kalibrimin e pajisjes.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës kompenson një pjesë të shpenzimeve në shumën prej 50% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 400.000.00 denarë individualisht për secilin subjekt afarist që kërkon mjete, në përputhje me mjetet në dispozicion.

 

QËNDRONI TË LIDHUR