• e shtunë, 23 nëntor 2024

Durmishi - Bomgartner: Potenciale për zgjerim të bashkëpunimit me Francën në sferën e energjetikës, investimeve dhe turizmit

Durmishi - Bomgartner: Potenciale për zgjerim të bashkëpunimit me Francën në sferën e energjetikës, investimeve dhe turizmit

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, në të cilin është biseduar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve me theks në ekonomi, si dhe për mbështetjen franceze për eurointegrimin tonë. 

"Ministri Durmishi në takim theksoi se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës është i shkëlqyeshëm dhe intensiv, ndërsa mbështetja që Franca i jep vendit tonë është me rëndësi të madhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike", njoftuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Ministri dhe ambasadori, shtohet, u dakordësuan se ekziston dëshira dhe potenciali për të zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellë në disa fusha, më konkretisht në fushën e investimeve nga kompanitë e interesuara franceze, angazhim në ndërtimin e objekteve kapitale në fushën e energjetikës dhe për të rritur numrin e turistëve nga Franca në vendin tonë, dhe anasjelltas

Ministri Durmishi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Republika e Francës ia jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut, e veçanërisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Ambasadori Siril Bomgartner falënderoi ministrin për takimin, duke premtuar se mbështetja e Francës për Maqedoninë e Veriut si vend mik do të vazhdojë edhe në të ardhmen. fc/

Fotografia: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR