• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Durmishi - Barton: Ka bazë të fuqishme për rritje të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Durmishi - Barton: Ka bazë të fuqishme për rritje të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në kuadër të Procesit të Berlinit realizoi takim me Kris Barton, komisar për tregti i Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Çarslli i Tretë.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë së Punës, u vlerësua se marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut paraqesin bazë të fuqishme për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për ndërtim të relacioneve të reja afariste mes komuniteteve afariste të të dy vendeve.

Ministri Durmishi e informoi komisarin Barton për prioritetet ekonomike të Qeverisë, duke cekur me atë rast se të njejtat mund të shfrytëzohen për krijim të mundësive të reja për avancim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të mirë tradicional ekonomik mes dy vendeve.

Në takim, ministri Durmishi potencoi se Mbretëria e Bashkuar është një prej partnerëve tanë mët ë rëndësishëm tregtarë dhe ndodhet në vendin e dytë me të cilat Maqedonia e Veriut realizon vëllim më të madh të këmbimit tregtar dhe i cili shënon rritje të vazhdueshme.

"Gëzon informata se për 10 vite investimet e përgjithshme të huaja nga Mbretëria e Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë prej 508,8 milionë euro, që e bën Mbretëria e Bashkuar si vend i cili është një prej investuesve më të mëdhenj. Për ne si ministri e Ekonomisë dhe Punës, në kompetenca të të cilës janë kushtet për punë të investuesve të huaj është me rëndësi të madhe të pinojmë në përmirësim të klimës afariste, e tëra me qëllim që të kemi më shumë investime të cilat do të thonë punësime më shumë dhe rritje më të madhe ekonomike", theksoi ministri Durmishi.

Ministri Durmishi në takim u falënderua për mbështetjen që e merr vazhdimisht Maqedonia e Veriut nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar para së gjithash përmes mbështetjes në reforma dhe në procesin zhvillimor në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. ab/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR