• e enjte, 26 dhjetor 2024

Durmishi: Është publikuar thirrja publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste

Durmishi: Është publikuar thirrja publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA)- Në bazë të pjesës II, fusha B “Përgjegjësia shoqërore”, masa 1 e Programit për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur sot thirrjen publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Lëndë e Thirrjes Publike është kompensimi i një pjese të shpenzimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste, në përputhje me Programin për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, pjesa II, fusha B - “Përgjegjësia sociale” masa 1 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 15/2024), në vlerë prej 2.000.000,00 denarë.

Në Thirrjen publike mund të aplikojnë subjektet afariste, të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë vendosur/përvetësuar certifikatë/janë ricertifikuar me certifikatë/ kanë përgatitur raport për sistemet e menaxhimit për përgjegjësi shoqërore gjatë vitit 2023 dhe 2024 sipas:

- standardit SA 8000 dhe ose raportit nga: BSCI/SMETA/GOTS/STEP; ose

- standardit ESG (Environmental, Social and Governance (ESG)).

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të kompenzojë shpenzimet për:

- Vendosje/përvetësim/ricertifikim me certifikatë/raport për sistemet e menaxhimit për përgjegjësinë shoqërore, sipas standardit SA 8000/raportit nga revizioni sipas: BSCI/SMETA/GOTS/STEP, në vlerë prej 60% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 200.000,00 denarë individualisht për secilin kërkues të mjeteve. Do të kompensohen vetëm shpenzimet e dëshmuara për vendosje/përvetësim/ricertifikim, të bëra në 2023 dhe 2024.

- Përgatitjen e raportit për standardet dhe praktikat Environmental, Social and Governance (ESG). në vlerë prej 60% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 200.000,00 denarë për kërkues të mjeteve. Do të kompensohen vetëm shpenzimet e dëshmuara për përgatitjen e raportit/certifikimit të bëra në 2023 dhe 2024.

Vazhdojmë të jemi krah i bizneseve. Mbështesim sipërmarrësit në zhvillimin e subjekteve të tyre afariste!

QËNDRONI TË LIDHUR