• e enjte, 03 tetor 2024

Dukshmëria deri në 50 metra për shkak të mjegullës në Manastir, deri në 100 metra në Prilep

Dukshmëria deri në 50 metra për shkak të mjegullës në Manastir, deri në 100 metra në Prilep

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë kryesisht të thata, njofton NP Rrugët e Maqedonisë. 

Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 50 metra ka në Manastir, ndërsa në Prilep dukshmëria për shkak të mjegullës është deri në 100 metra.

"Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër lugina dhe prerje, është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla", informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë dhe apelojnë ngasje të kujdeshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Sipas raportit të mbrëmjes të Lidhje auto-moto të Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar.

"Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi", njofton LAMM. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR