Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës nga fshati Gajre - fshati Lisec dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër disa vende të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës deri 20 metra ka nga fshati Gajre – fshati Lisec dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar deri 50 metra.
- Post By Fitore Curri
- 12:35, 13 dhjetor, 2024
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër disa vende të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës deri 20 metra ka nga fshati Gajre – fshati Lisec dhe qafat malore Gjavatë dhe Pletvar deri 50 metra.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të vogla të dheut.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë me mekanizmin gjithëpërfshirës në dispozicion dhe forcën e punës janë të përfshirë në pastrimin e rrugëve.
Bëjnë thirrje për drejtim me kujdes të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s