• e shtunë, 23 nëntor 2024

Duhet të shihet se në çfarë saktë mendohet, thotë Kovaçevski për paralajmërimi se në zgjedhjet në vend do të marrë pjesë edhe partia e Kurtit

Duhet të shihet se në çfarë saktë mendohet, thotë Kovaçevski për paralajmërimi   se në zgjedhjet në vend do të marrë pjesë edhe partia e Kurtit

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deri më tani nuk ka dëgjuar se parti të shteteve të tjera marrin pjesë në procesin zgjedhor të një shteti tjetër, edhe pse, siç tha sot, nuk është e panjohur që partitë simotra të marrin pjesë në mbështetje politike të partive të shteteve të tjera.

Sipas Kovaçevskit, duhet të shihet se çfarë saktë mendohet kur bëhet fjalë për paralajmërimin se në zgjedhjet e ardhshme bashkë me bllokun opozitar shqiptar do të përfshihet edhe partia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Duhet të kontrollohet edhe Kodi Zgjedhor, shtoi ai, por edhe në çfarë mënyre përfaqësues të kësaj partie do të marrin pjesë në zgjedhje.

 Sipas tij, nëse fillojnë partitë politike nga fqinjësia të marrin pjesë në zgjedhjet në vendin tonë, atëherë mund të ndodhë që edhe vende të tjera të dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, që do të përfaqësonte, siç tha, një dinamikë jo aq të dëshirueshme.

 

Discussions are ongoing with both traditional coalition partners and other partners in the Government, but we should leave room for a joint decision based on empirical analyses, harmonization

"Nuk është e panjohur që partitë simotra të marrin pjesë në mbështetjen politike të partive në shtetet e tjera, por nuk kam parë kurrë parti nga shtetet e tjera të marrin pjesë në një proces zgjedhor në një shtet tjetër. Nuk e di se si është përcjellë saktë deklarata e njërit prej kryetarëve të partive në bllokun opozitar, duhet parë se çfarë konkretisht bëhet fjalë. Nëse fillojnë partitë politike nga fqinjësia të marrin pjesë në zgjedhje në vendin tonë, atëherë mund të ndodhë që edhe vende të tjera të dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, që mendoj se do të përfaqësonte një lloj dinamike jo aq të dëshirueshme. Megjithatë, duhet të kontrollohet se në çfarë mënyre do të merrnin pjesë, si dhe çfarë saktë nënkuptohet. Duhet të kontrollohet edhe Kodi Zgjedhor, si dhe regjistrimi i partive", theksoi Kovaçevski, i cili në Qeveri po u përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për përgatitjen e aktiviteteve për ndërtimin e qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë.

 Dje, partitë opozitare shqiptare Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Dmeokratike të bashkuara në koalicionin Bashkimi Evropian për Ndryshim, kanë hapur dje një zyrë të përbashkët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ata kanë bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme në koalicion do të përfshihet edhe partia politike kosovare Vetëvendosje, me të cilën do të bëhet një fushatë e përbashkët dhe do të ketë lista të përbashkëta zgjedhore. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR