• e premte, 27 dhjetor 2024

Driton Nebiu nga Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar një bashkëpartiak për sulm fizik

Driton Nebiu nga Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar një bashkëpartiak për sulm fizik

Tetovë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, Driton Nebiu, në SPB Tetovë ka denoncuar sulm fizik i cili ka ndodhur në një objekt hotelierik ku kishte shkuar bashkë me anëtarët e partisë Aleanca për Shqiptarët pas përfundimit të konferencës për media të partisë. SPB Tetovë konfirmoi se rasti është denoncuar të dielën në orën 19:40.

"Pas përfundimit të aktiviteteve të partisë shkuam në një objekt hotelierik 'Sedra' të darkonim bashkë me bashkëpartiakët. Në një moment një person të cilin nuk e njihja erdhi në afërsi të tavolinës dhe më sulmoi dhe me fjalët që na i tha mu kërcënua me jetë, më tha kush je ti që merresh me VMRO-në? Pastaj e mora vesh se quhet Krenar Osmani. Besoj në institucionet se do të ndërmerren masa", deklaroi Driton Nebiu pas prononcimit për portalin në gjuhën shqipe Nistori.

SPB Tetovë informoi se po punohet në zbardhjen e rastit. 

"Në SPB Tetovë ishte denoncuar se në një objekt hotelierik në rrugën 'Marshall Tito' në Tetovë personi D.N. ishte sulmuar fizikisht nga tetovari K.O. Po ndërmeren masat për zbardhjen e rastit", bëhet e ditur në kumtesë. 

Sipas shkrimeve në mediat në gjuhën shqipe, sulmuesi vlerësohet si bashkëpunëtor i afërt dhe mbështetës i Taravarit, përderisa Nebiu dje e mbështeti nismën e Ziadin Selës. 

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes rrjeteve sociale bëri thirrje që të shkohet në zgjedhje parlamentare në koalicion me bllokun opozitar. 

Nga ana tjetër ish lideri dhe kryetari i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela, theksoi se ASH-ja do të shkojë vet në zgjedhje, ndërsa tha se në kuvendin e partisë të shtunën do të merret vendim përfundimtar. Sela njëherësh tha se do të kërkohet përgjegjësi për Taravarin, për siç tha, mosrespektim të statutit të partisë. fc/

Fotografia: Profili në Fejsbuk i Driton Nebiut/ prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR