• e enjte, 26 dhjetor 2024

Driton Nebiu nga Aleanca për Shqiptarët e mori funksionin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara

Driton Nebiu nga Aleanca për Shqiptarët e mori funksionin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Faton Asani nga LSDM njoftoi në Fejsbuk se dje ka bërë pranim-dorëzim të funksionit Driton Nebiut nga ASH-ja, i cili vjen në vendin e tij si njeri i parë i kësaj Agjencie.

Ai në postimin e tij, mes tjerash, thotë se shpreson se Nebiu do të vazhdojë me intensitet të njëjtë punën dhe do të rradhisë suksese sepse po le një ekip të shkëlqyer të të punësuarve, me vlerësimin se pas një mandati të kaluar, Agjencia Shtetërore për Konfiskim i ka realizuar numrat dhe normat e pritura.

"Për sukseset dhe rezultatet e Agjencisë, siç thashë edhe më parë, masa e vetme janë numrat, ndërsa ne si ekip kishim shumë më tepër se çdo NORMË e vendosur dhe nuk do të radhisja sepse janë shumë dhe rrezikoj të humbas fluturimin për në Bolonja. Falënderoj edhe LSDM-në time që më dha besim dhe përkrahje të parezervë, gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara, dhe sigurisht një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e RMV-së që ishin edhe motivimi im për arritjen e qëllimeve dhe sukseseve", thotë Asani.

Drejtori i ri Nebiu, në Fejsbuk shkroi se "nderi për të drejtuar një Institucion sikur Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, aq sa është me përgjegjësi padyshim është edhe fisnike nga vet fakti se e njejta paraqet një hallkë në sistemin përmes të cilit popullit si një pronar real i kthehet ajo që i takon e që ndokush ka dashur që me të njejtën të pasurohet në dëmin e tyre".

"Si drejtues i kësaj Agjencie do të angazhohem që secilit t'i takojë ajo që e meriton dhe ajo për të cilën ka punuar. Andaj, menaxhimi me pronën e konfiskuar paraqet përmirësim të padrejtësisë që i është bërë çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vet kthimin e asaj që është konfiskuar, asaj që është e vjedhur ose e fituar në mënyrë të paligjshme si dhe të përdorur në mënyrë të paligjshme në të mirë të qytetarëve dhe për qytetarët. Puna e Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar në masë të madhe varet nga ajo që autoritetet gjyqësore do ta dëshmojnë si të fituar apo përdorur në mënyrë të paligjshme, ndërsa unë si drejtuesi mund të premtoj se do të jem nikoqir i mirë i këtyre të mirave publike dhe të njejtat do të përdoren maksimalisht në të mirën e qytetarëve", shkruan në statusin në Fejsbuk të Nebiut. fc/
 
Fotografia: Fejsbuku i Driton Nebiut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR