• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drislla: MPB-ja dhe PTHP-ja t'i gjejnë zjarrvënësit në deponinë, të mos përhapen gënjeshtra dhe dezinformata

Drislla: MPB-ja dhe PTHP-ja t'i gjejnë zjarrvënësit në deponinë, të mos përhapen gënjeshtra dhe dezinformata

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - NP deponia Drislla i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike që të hetojnë në detaje rastin me zjarrin e sotëm në deponinë, që autorët të gjenden dhe të dënohen përkatësisht. Duke vepruar kështu, ata kërkojnë që popullata vendase, siç thuhet, të mos mashtrohet dhe të bjerë në panik se deponia kërcënon mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve me zjarrvënien në deponinë e Drisllës, duke paralajmëruar veprime të duhura ndaj atyre që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata.

"Lidhur me dezinformatat e publikuara ditëve të fundit në një pjesë të mediave dhe veçanërisht në rrjetet sociale për deponinë e Drisllës, ju njoftojmë se NP deponia Drislla është e vetmja deponi sanitare në vend që funksionon në përputhje me lejen A - të integruar dhe kryen aktivitetet e tij të punës në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Njëkohësisht është nën kontroll dhe monitorim të plotë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit jetësor, theksohet në kumtesën nga NP deponia Drislla.

Nga atje apelojnë, siç theksohet", që të mos keqpërdoret e drejta dhe liria e fjalës dhe informimit publik për përhapjen e lajmeve të rreme dhe të pavërteta në rrjetet sociale nga një grup njerëzissh që mashtrojnë dhe panikojnë popullsinë vendase se deponia Drislla kërcënon mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve, siç ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, me zjarrvënien në deponin Drislla.

"Situata është vënë nën kontroll nga punonjësit e Drisllës me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është shuar dhe kompania vazhdon me aktivitetet e rregullta. Nga ana e policisë është bërë kontroll dhe procesverbal dhe do të veprojë sipas kompetencave. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike që të hetojnë rastin në detaje dhe autorët të gjendje dhe të dënohen në mënyrë të duhur, ndërsa ndaj personave që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata për deponinë Drislla, nga ana e kompanisë do të inicohen procedurat e duhura", theksojnë nga deponia Drislla. ls/

Foto: Logo NP deponia Drislla

 

QËNDRONI TË LIDHUR