• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dreksler: Procesi i Berlinit e hapi rrugën drejt hapave konkrete përpara përmes mbështetjes së planit të përbashkët të veprimit për tregun rajonal

Dreksler: Procesi i Berlinit e hapi rrugën drejt hapave konkrete përpara përmes mbështetjes së planit të përbashkët të veprimit për tregun rajonal

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Të kontribuohet në zhvillimin ekonomik me përforcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal,  ishte lartë në listën e Procesit të Berlinit që nga fillimi, sepse ai u themelua si proces shtesë për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për përgatitje të anëtarësimit në BE. Javën e kaluar kancerali Olaf Sholc shumë qartë tha edhe një herë se bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët. Si vend anëtar nëse e shikoni procesin e anëtarësimit në BE, ai udhëhiqet nga dy elemente - njëri është pozicioni i lartë i sundimit të ligjit, ndërsa i dytë është integrimi ekonomik. 

Këtë e theksoi ambasadorja gjermane në vend Petra Driksler në ngjarjen "“Promovimi i bashkëpunimit rajonal: Rruga drejt një tregu të përbashkët rajonal dhe integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI).

"Nëse dëshironi që rezultatet e samiteve të jenë të qëndrueshme dhe të sigurojnë të ruhet fokusi i zbatimit, atëherë është e rëndësishme që shoqëria civile dhe organizatat tink tenk të monitorojnë procesin dhe të angazhohen që nga fillimi për atë se si do të vazhdojmë", tha ajo. 

Sipas saj, integrimi ekonomik këtu në thelv nënkupton integrim përfundimtar në tregun e përbashkët evropian. 

"Kjo është diçka që vjen me përfitime të mëdha dhe potencial të madh për të gjitha ekonimitë kombëtare - përfshirë edhe mekanizmat e solidaritetit që ekzistojnë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, si dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndonjëherë ajo që neglizhohet në diskutimin publik është se kjo vjen me sfida të mëdha. Procesi është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm, për të pasur diçka duhet të koordinohen standardet shoqërore sociale të 17 milionë njerëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor", tha Dreksler. 

Ajo kujtoi se deri tani janë arritur përfitime të mëdha - liria e lëvizjes me karta identiteti midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo, tha, është një hap i madh, njohja reciprorke e kualifikimeve akademike edhe profesionale në rajon - është gjithashtu një hap i madh, më pas progres të plotë drejt anëtarësimit në SEPA, gjë që, siç tha, do të kontribuojë për kushte më të mira jetese dhe integrim. 

"Me zhbllokimin e CEFTA do të mundësohet një përparim i madh që është bllokuar në vitet e kaluara. E dyta - Procesi i Berlinit e hapi rrugën drejt hapave konkrete përpara përmes mbështetjes së planit të përbashkët të veprimit për tregun rajonal. Kurse samiti e theksoi edhe rëndësinë e instrumentit ende të ri - Planit për rritje. Megjithëse kishte shumë diskutime rreth Planit të rritjes, agjenda u miratua së fundi dhe tani do të fillojë zbatimi, por samiti megjithatë theksoi se ky mekanizëm mund dhe duhet të jetë urë lidhës midis tregut të përbashkët rajonal dhe tregut të vetëm evropian", tha Dreksler. 

Theksoi se tani komiteti i përbashkët i CEFTA-s do të jetë ai që do të duhet t'i miratojë kualifikimet profesionale, lejet e punës, ndërsa qeveritë e rajonit do të duhet me vendosmëri të zbatojnë agjendat e reformave si dhe planin e veprimit për Tregun e përbashkët rajonal. 

"Dhe mendoj se Maqedonia e Veriut tregon dhe vazhdon të regojë një përkushtim shumë të fortë me atë që është vend model në tregun e përbashkët rajonal. Grupi ndërpartiak në Kuvend është një hap pozitiv që do të ndjekë procesin dhe shpresoj se do të kontribuojë në përmirësimin e të gjithë ambientit politik. Dhe mendoj se diskutime të tilla tregojnë se ka interes në organizatat e shoqërisë civile, si dhe ato tink-tenk të monitorojnë proceset dhe të mundësohet përparim konkret", tha Dreksler. 

Nënkryetari i delegacionit të BE-së në vend, Ben Nupnau përsëriti se Tregu i përbashkët do ta afrojë rajonin me BE-në, do të stimulojë rritjen dhe do të përforcojë konvergjencën ekonomike të rajonit. 

"Tregu i përbashkët rajonal është një element kyç i kësaj. Kjo është një nismë që u promovua nga procesi i Berlinit, u miratua në vitin 2020 dhe synon të krijojë një treg të përbashkët rajonal të bazuar në katër liritë dhe duke ndërtuar një treg të përbashkët prej 18 milionë banorësh në rajon - një model që ndjek tregun e përbashkët evropian në bazë të rregulloreve të BE-së. Kjo do të thotë se përderisa e provojmë tregtinë dhe integrimin, njëkohësisht do të lehtësojë edhe biznesin jashtë rajonit me BE-në. Dhe në atë drejtim kjo do të thotë forcim i bashkëpunimit me konvergjencën rregullatore", tha Nupnau.

Ai vlerësoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vazhdojmë të përballemi me sfidën e fragmentimit - ekzistojnë 14 kufij midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përderisa që secili nga gjashtë vendet po zgjeron bashkëpunimin e tij, tregtia rajonale është shumë e ulët, veçanërisht duke pasur parasysh afërsinë gjeografike të vendeve dhe ekzistencës së lidhjeve tradicionale tregtare, duke shtuar se mbetet shumë për të bërë.

"Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor dhe përpara qasjes në tregje më të mëdha rajonale inkurajojnë konkurrencën, krijojnë vende pune dhe mundësi dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e ikjes së trurit, dhe mbetet shumë për të bërë. Nëse shikoni BPV-në rajonale, është diku rreth 35 për qind e mesatares në BE. Pra, ka shumë potencial që duhet të çlirohet", tha Nupnau. 

Integrimi në tregun e përbashkët në BE, shtoi, është forca kryesore lëvizëse për rritjen e të gjitha vendeve që iu bashkuan BE-së në të kaluarën, por vendet duhet të jenë të gatshme për të qenë në gjendje të zbatojnë rregulloret komplekse dhe të jenë gati për t'i rezistuar presionit dhe ja ku vjen dhe Plani i Rritjes dhe është këtu për të ndihmuar vendet të reformojnë për të ndërtuar kapacitetet e tyre - administrative dhe ekonomike, por edhe për të siguruar mjetet financiare për të gjithë ata hapa.

Ngjarja e EPI është pjesë e një sërë ngjarjesh që zhvillohen nga 17 deri më 24 tetor në secilin nga kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, menjëherë pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

 

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor nënshkruan një plan të ri veprimi për një treg të vetëm rajonal, si pjesë integrale e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor.

Është nënshkruar edhe një marrëveshje e re lëvizshmërie, e cila përfshin qasje në arsimin e lartë.

Duke paralajmëruar nënshkrimin, nikoqiri i samitit, kryeministri gjerman Olaf Sholc tha se dokumentet e nënshkruara "do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë".

Plani i ri i veprimit për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028 u nënshkrua nga kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR