• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dreksler për MIA-n: Vendimi që Shkupi të jetë qytet evropian i kulturës është mundësi e madhe dhe duhet të shfrytëzohet

Dreksler për MIA-n: Vendimi që Shkupi të jetë qytet evropian i kulturës është mundësi e madhe dhe duhet të shfrytëzohet

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Vendimi që Shkupi të jetë qytet evropian i kulturës në vitin 2028 vjen në moment të vërtetë dhe paraqet një mundësi të madhe që kultura e vendit t'i afrohet shumë më tepër njerëzve të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë së Veriut, vlerësoi ambasadorja gjermane, Petra Dreksler për MIA-n.

Dreksler në ngjarjen e sotme të quajtur "SllovoKult :: Berlin" e cila ka për qëllim t'i bashkojë kulturat e dy vendeve theksoi se Gjermania e vlerëson shumë dhe e mbështetë kulturën, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sqaroi se ngjarjet e këtilla janë shumë të rëndësishme, posaçërisht në periudhë kur festohen 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes shtetit tonë dhe Gjermanisë.

Themeluesja e festivalit "SllovoKult", Elizabeta Lindner Kostadinovska theksoi se sfidë në organizimin e festivalit ishte të mbulohen të gjitha shpenzimet, sepse siç tha ajo, ishin parandaluar të aplikojnë për mbështetje financiare për prpjektin.

Shtoi se në edicionet e kaluara kanë pasur mbështetje nga rrjeti për përkthime letrare TRADUKI,m ndërsa këtë vit edhe nga Ambasada gjermane në Shkup.

Informoi se pjesëmarrja e mysafirëve të huaj për herë të parë ishte mbështetur nga Ambasada gjermane, ndërsa për festivaëlin sqaroi se është interdisiplinar dhe ndërlidhë tre arte - poezinë, muzikën dhe artin figurativ.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë nga Gjermania dhe nga vendi ynë, por edhe nga Ballkani dhe nga Evropa. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR