• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtuesit e UT-së dhe të Fondacionit për studime ballkanike diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional

Drejtuesit e UT-së dhe të Fondacionit për studime ballkanike diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari - Zeqiri dhe shefja e kabinetit, Valmisa Novi, i pritën në takim drejtorin gjeneral të Fondacionit për Studime Ballkanike, Dr. Sevba Abdula, drejtorin e Qendrës për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale në kuadër të Fondacionit, Doc. Dr. Bujamin Bela dhe drejtorin për çështje Edukative-Arsimore, z. Metin Xhelil.

Në këtë takim u diskutua për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy institucioneve në organizimin e paneleve të diskutimit, ku kryesisht do të diskutohen tema për arsimin e lartë, migrimin dhe aspektet ekonomike, si dhe për politika të jashtme. Gjithashtu, pikë e rëndësishme është edhe mbajtja e punëtorive (workshopeve), simpoziumeve, konferencave, botimeve të revistave, bashkëpunimeve në projekte ndërkombëtare dhe samiteve të nivelit më të lartë, ku do të jenë të pranishëm personalitete nga jeta publike.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar në sferat e sipërpërmendura, gjithnjë në koordinim reciprok. Universiteti ynë i ka dyert e hapura për çdo lloj bashkëpunimi të frytshëm me institucione të ndryshme, që do t’i shërbenin procesit arsimor-shkencor, njofton Zyra për informim e UT-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR