• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut

Drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut

Shkup, 4 shkurt 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim është thesar kombëtar i shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e veriut dhe autore e lirisë, barazisë, integrimit dhe zhvillimit bashkë me të gjitha proektet kombëtare, rajonale, ndërkombëtare, infrastrukturore, zhvillimore, arsimore, kulturore, sociale, shëndetësore, etj, në vendin tonë. 

Të gjitha këto të arritura janë realizuar me kontributin tonë të përbashkët dhe veprimit si një në fushata zgjedhore dhe në zbatim të premtimeve dhe programeve zgjedhore. 

Në çdo cikël zgjedhor, fitorja është siguruar nga qytetarët me punën tonë të përbashkët dhe kontributin e gjithësecilit nga aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair.

Ne, të poshtënënshkruarit, anëtarë të lartë të degës së BDI në Çair dhe organeve tjera lokale e qëndrore partiake, jemi të shqetësuar dhe brengosur nga rrethanat në strukturat tona lokale për arsye se që nga zgjedhja i degës e gjer më sot, nuk është mbajtur asnjë mbledhje e degës në 3 vitet e fundit dhe nuk është shqyrtuar as zbatimi i programit të premtuar zgjedhor lokal e qëndror e as që janë thirrur në përgjegjësi funksionarët për punët e zbatuara ose të parealizuara. 

Të gjitha projektet kanë vulën e secilit prej nesh dhe janë bërë bashkarisht sepse të vetëm nuk mund të bëjmë asnjë gjë dhe këtë na e ka mundësuar BDI dhe lideri Ali Ahmeti. 

Çdo shërbim ndaj qytetarëve, çdo projekt, kemi patur mundësinë ta adresojmë dhe realizojmë vetëm e vetëm se na është deleguar mundësia nga lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti 

Andaj, thellë të dëshpëruar nga reagimet publike individuale të kryetarit të komunës Çair, distancohemi nga fjalori i përdorur ofendues dhe tentativa për përvetësime dhe instalim të përçarjes dhe bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të keqpërdorimit të pozitës për agjenda individuale që nuk janë në vijë me liderin Ali Ahmetin dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. 

Ne, të poshtënënshkruarit jemi të rreshtuar pa ekuivoke pas liderit Ali Ahmeti dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bëjmë apel që asnjë individ mos të thirret në emër të degës Çair të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të fitoreve të ngadhnjyera bashkarisht për agjenda personale jashtë përcaktimeve politike dhe programore të liderit tonë Ali Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me respekt

Nazif Bushi, nënkryetar

Ardian Muça, nënkryetar

Rami Qerimi, sekretar i përgjithshëm, veteran i UÇK-së

Abdylselam Selami, sekretar organizativ

Amella Cana, kryetare e forumit të gruas

Kushtrim Alla, kryetar i forumit rinor

Isa Hoti, anëtar i degës

Besnik Osmani, anëtar i degës

Bujar Osmani, anëtar i kryesisë qëndrore dhe zëdhënës

Nazim Bushi, anëtar i kryesisë qëndrore, veteran i UÇK-së

Bujar Dardhishta, drejtor

Shaip Zeneli, veteran i UÇK-së, zv. drejtor

Ilmi Selami, zv. drejtor

Muharrem Asani, veteran i UÇK-së, zv. drejtor

Ekrem Bunjaku

Nezir Bardhi, veteran i UÇK, anëtar i këshillit të përgjithshëm, kryetar dege

Ekrem Nuredini

Mensur Curri, këshilltar në komunën Çair

Enver Bardhi, veteran i UÇK-së 

Ekrem Nuredini, veteran i UÇK, këshilltar komunal

Omer Bunjaku

Muhamet Zaimi, e të tjerë. 

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR