Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Oda Ekonomike në një mision të përbashkët për implementimin e suksesshëm të sistemit e-fatura
- Delegacioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike, i udhëhequr nga drejtoresha Elena Petrova, realizoi takim me kryetarin Branko Azeski dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në të cilën janë prezantuar aktivitetet dhe dinamika për vendosjen e sistemit për e-faturim, si një nga reformat kyçe në procesin e dixhitalizimit të sistemit tatimor.
- Post By Sara Ademi
- 12:05, 12 tetor, 2025
Shkup, 12 tetor 2025 (MIA) - Delegacioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike, i udhëhequr nga drejtoresha Elena Petrova, realizoi takim me kryetarin Branko Azeski dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në të cilën janë prezantuar aktivitetet dhe dinamika për vendosjen e sistemit për e-faturim, si një nga reformat kyçe në procesin e dixhitalizimit të sistemit tatimor.
Siç njoftuan nga DAP, në takim të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim intensiv dhe përfshirje aktive në burimet dhe kapacitetet e Odës, me qëllim të informimit në kohë dhe përgatitjes së kompanive për zbatim praktik të sistemit të ri.
"Bashkëbiseduesit vlerësuan se projekti ka ndikim të rëndësishëm mbi ekonominë e Maqedonisë, përmes avancimit të transparencës afariste, uljen e shpenzimeve administrative dhe luftën efikase kundër ekonomisë gri. Drejtoria për të Ardhura Publike mbetet konsistente në angazhimin e saj për forcimin e partneritetit me tatimpaguesit, të cilët janë faktorë të barabartë të sistemit tatimor dhe bartës kyç në zhvillimin ekonomik", qëndron në kumtesën e DAP-it. sa/
Foto: MIA arkivi