• e premte, 27 dhjetor 2024

Drejtoria e doganave: Pengohet kontrabandë e pajisjes stomatologjike, cigareve, ikonave, sasisë së madhe të maxhunit dhe të shafranit

Drejtoria e doganave: Pengohet kontrabandë e pajisjes stomatologjike, cigareve, ikonave, sasisë së madhe të maxhunit dhe të shafranit

Shkup, 17 shkurt 2024 (MIA) - Janë penguar tentime për kontrabandimin e ikonave, cigareve, pajisjes stomatologjike, 100 kavanozë maxhun dhe pesë kilogramë erëza shafran, çmimi i të cilave është 1.500 euro për një kilogram, që në raste të ndara, persona kanë tentuar ilegalisht t'i fusin në shtet. Malli në të gjitha rastet është konfiskuar, ndërsa kundër personave janë ngritur padi adekuate, informoi sot Drejtoria e doganave.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nëpunësit doganorë kanë penguar tentim për futje ilegale të gjërave kishtare, me vlerë prej 140 mijë denarë, me ç'rast është shmangur pagesa e tatimit prej 50 mijë denarëve. Gjërat kishtare janë gjetur në një kamion me targa nga Bosnja e Hercegovina, të drejtuar nga një shtetas i BeH-së, i cili ka tranzituar përmes shtetit tonë nga Republika e Greqisë drejt Republikës së Kroacisë dhe ka transportuar pajisje sportive.

Në një rast tjetër në vendkalimin Mexhitlia, nëpunësit doganorë kanë penguar dy tentime të ndara për futje ilegale të cigareve të paparaqitura në shtet. Në dy rastet janë zbuluar gjithsej 28 kuti me cigare në dy automjete me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga shtetas tanë, nga transportuesi i njëjtë.

Në hyrje në Deve Bair, gjatë kontrollit të automjetit me targa kosovare, në bagazhin e automjetit, janë zbuluar 100 kavanozë maxhun, të cilët udhëtarët nuk i kanë paraqitur.

Gjatë kontrollit të automjetit në Dellçevë, është gjetur edhe pajsije stomatologjike, të cilën shoferi e ka fshehur në xhepat e xhaketës  dhe në pjesën e ulësve të përparme.

Në një rast tjetër, janë konfiskuar edhe pesë kilogramë erëza shafran i thatë "KIAM GOHAR", të cilat nëpunësit doganorë në hyrje të Tabanocit i kanë zbuluar gjatë kontrollit të automjetit transportues me targa të Maqedonisë së Veriut. bsh/

Foto: Drejtoria e doganave

QËNDRONI TË LIDHUR