• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtoria e doganave: Në VK Bogorodicë konfiskohen stoli ari dhe argjendi në vlerë prej mbi gjysmë milion denarë

Drejtoria e doganave: Në VK Bogorodicë konfiskohen stoli ari dhe argjendi në vlerë prej mbi gjysmë milion denarë

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) -- Shërbimet e doganës në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar 110,2 gramë stoli ari dhe 1.7 kilogramë stoli argjendi me vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë. Kjo është zbuluar te një udhëtar që udhëtonte në linjën Stamboll-Gostivar.

Drejtoria e doganave kumtoi se me këtë është penguar tentimi për të shmangur detyrimet në import në shumë prej 148.308 denarë. Ndaj personit do të ngritët padi penal.

Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bogorodicë kur shërbimet e doganës për shkak të dyshimit, kanë kontrolluar në autobus dhe udhëtarët të cilët udhëtonin në të.

Pas bastisjes te njëri nga personat në xhepin në jelekun e tij dhe çantën janë gjetur bizhuteri ari dhe argjendi. Lënda është kaluar tek Sektori për kontroll dhe hetime me çka janë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme. rq/

Foto: Drejtoria e doganave

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR