• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Drejtoria e doganave fillon projektin sistem i ri me një sportel, që do të lehtësojë tregtinë

Drejtoria e doganave fillon projektin sistem i ri me një sportel, që do të lehtësojë tregtinë

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Drejtoria e doganave ka filluar një projekt ambicioz për modernizimin e proceseve për dhënien e licencave dhe lejeve që do të përdoren në doganë, me qëllim lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e kontrollit dhe sigurisë së mallërave dhe uljen e shpenzimeve për kompanitë.

"Sistemi i vetëm kombëtar me një sportel, synon t'i dixhitalizojë proceset në mënyrë që ekonomia e vendit më nuk do të parashtrojë dokumente tek disa organe, ndërsa të gjitha proceset për dhënien e lejeve do të zhvillohen në një vend. Me vendosjen e një sistemi të ri kombëtar me një sportel, ekonomia e Maqedonisë do të jetë më konkurruese në tregun ndërkombëtar", u theksua nga përfaqësues të lartë të Drejtorisë doganore të Komitetit të tretë drejtues për implementimin e Sistemit të ri me një sportel. i cioli udhëhiqet nga zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, njoftuan sot nga Drejtoria e doganave.

Siç thuhet në njoftim, deri tani është punuar në harmonizimin e funksionaliteteve të sistemit, me ç'rast së shpejti projekti do të prezantohet para komunitetit të biznesit.

"Njlheri, u theksua se nevojitet procesi të kryhet në nivelin më të lartë, me dinamikë të përshpejtuar nga të gjitha institucionet kufitare, për të realizuar me sukses projektin, i cili praktikisht është pjesë e reformave për lehtësimin e tregtisë dhe nxitjen e rritjes dhe punësimit në vend. Zbatimi i sistemit si pjesë e Projektit të Bankës Botërore për përshpejtimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor do të mundësojë integrimin e përshpejtuar në BE", njoftuan nga Dogana.

Sipas Anastas Mazhenkovski, ndihmës drejtor i Departameniti për Sistemet e informacionit dhe komunikimit, sistemi i ri kombëtar me një sportel do t'u mundësojë biznesmenëve dhe tregtarëve të dorëzojnë të gjitha informacionet dhe të dhënat për importin, eksportin dhe tranzitin në vend se në disa vende, t'i dërgojnë në një vend, gjë që do të kursejë para dhe kohë.

"Në këtë mënyrë, Dogana dhe institucionet tjera kufitare do të mund të shfrytëzojnë kolektivisht të dhënat nga ky sistem, me çka do të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe do të rritet niveli i shërbimeve për ekonominë e Maqedonisë", thuhet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: Drejtoria e Doganave

QËNDRONI TË LIDHUR