• e premte, 27 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore: Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Drejtoria Doganore: Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) -  Sekuestrohen 50.600 euro të cilat  pasagjeri në hyrje të shtetit në njësinë doganore të Aeroportit Shkup nuk i ka paraqitur te nëpunësit doganorë. 

 

"Pasagjeri i cili udhëtonte nga Stambolli, në hyrje ka vendosur të kalonte në një kanal të gjelbër ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Nëpunësit doganorë e kanë përzgjedhur për kontroll,  dhe në bagazhin e tij personal janë gjetur deviza në vlerë prej 60.600 euro", shpjegojnë nga Kabineti i drejtorit të Drejtorisë Doganore.

 Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim gjyqësor i janë marrë personit.

Foto: Drejtoria Doganore 

 

QËNDRONI TË LIDHUR