• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtoria doganore: Sekuestrohen 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i fusë ilegalisht në vend

Drejtoria doganore: Sekuestrohen 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i fusë ilegalisht në vend

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA)- Nëpunësit doganor të Tabanocit gjatë fundjavës së kaluar kanë konfiskuar rreth 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i fusë ilegalisht në vend. Valuta e padeklaruar u zbulua gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me të cilin udhëtonte personi në fjalë.

"Më 22 tetor, shtetasi maqedonas i cili drejtonte automjetin me targa suedeze në hyrje të shtetit, deklaroi se me vete ka vetëm diku 10 mijë euro, edhe pse kishte pasur gjithsej 29.950 euro. Për shkak të ekzistimit të dyshimit, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe më pas në hapësirën mes ulëseve kishte kanë zbuluar një shumë të madhe devizash të cilat personi nuk i ka deklaruar dhe për të njëjtat nuk ka pasur dokument mbi origjinën", informuan nga Drejtoria doganore.

Konform ligjit për veprimtarinë devizore, udhëtarit i janë kthyer 10.000 euro, ndërsa 19.950 euro janë mbajtur përkohësisht dhe konform rregullores i dorëzohen Bankës Popullore, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje. ss/

Foto: Drejtoria doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR