• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore: Parandalimi i tentativës për kontrabandë - sekuestrohen 2,7 kg stoli argjendi, 33 ora dhe 160 veshje

Drejtoria Doganore: Parandalimi i tentativës për kontrabandë - sekuestrohen 2,7 kg stoli argjendi, 33 ora dhe 160 veshje

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar, doganierët në tri pika kufitare kanë konfiskuar mall në vlerë prej 500.000 denarëve, me çka e kanë penguar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore prej rreth 150.000 denarëve. 

Rreth 2,7 kilogramë stoli argjendi, 33 ora, si dhe 160 veshje me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milioni denarë janë konfiskuar nga ekipet mobile të Departamentit për Kontroll dhe Hetime në tri kontrolle shtetërore në hyrje në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Bllacë” dhe “Tabanocë”. fundjavën e kaluar. Me këto aksione është parandaluar tentimi për kontrabandim dhe shmangie të pagesës së detyrimeve doganore prej rreth 150 mijë denarëve", njoftojnë nga Drejtoria Doganore. 

 

"Në rastin e parë, dy bashkëshortë gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë tentuar të importojnë ilegalisht rreth 2.7 kilogramë stoli argjendi. Bizhuteritë u zbuluan gjatë kontrollit të valixheve, ku në xhepat e brendshëm të rrobave u gjetën 37 pako me stoli argjendi dhe në automjet u gjetën tre fatura nga bizhuteritë, të cilat ishin në emër të bashkëshortit", njoftojnë nga Dogana.

 

 

Në rastin e dytë bëhet fjalë për ora të cilat ekipi mobil i Drejtorisë Doganore i ka zbuluar gjatë kontrollit të një makine në pikën kufitare “Bllacë”. Shoferi i makinës i kishte fshehur orat në një çantë të zezë që i kishte vendosur pas sediljes së pasagjerit.

"Ekipi tjetër mobil, ndërkaq, në vendkalimin kufitar “Tabanocë” gjatë kontrollit të një autobusi ka zbuluar dhe ka sekuestruar 160 veshje të destinuara për shitje në tregun e Maqedonisë. Autobusi që qarkullonte në linjën Beograd-Shkup është përzgjedhur për kontroll të detajuar, ku nën stola dhe në zbrazëtirën mbi rrotat e pasme djathtas janë gjetur veshje të padeklaruara", njofton DD.

 

 

 

Nga aty theksojnë se me rastin e konfiskimit të orëve dhe veshjeve ndaj personave janë ngritur kallëzime kundërvajtëse. Në rastin në të cilin janë sekuestruar rreth 2.7 kilogramë stoli argjendi, kundër personit është bërë kallëzim penal në prokurori për veprën penale të kontrabandës, pas së cilës gjykata ka marrë vendim për konfiskimin e stolive, gjobë prej 2.500 eurove në denarë dhe konfiskim të automjetit me të cilin është kryer vepra. qa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

 

 

Фото/видео: Царинска управа

QËNDRONI TË LIDHUR