• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Në VK "Bogorodicë" janë konfiskuar 700 copë veshje të padeklaruara

Drejtoria doganore: Në VK

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Janë konfiskuar 700 copë veshje të padeklaruara nga doganierët në vendkalimin kufitar "Bogorodicë", informoi Drejtoria doganore, me çka është parandaluar tentim për ekonomi gri.

"Në pesë raste, doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar rreth 700 copë veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun e Maqedonisë. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar në mënyrë të paligjshme ta importojnë mallin pa paguar detyrimet e importit, kumtuan nga Drejtoria doganore.

 

Në katër prej rasteve, veshjet dhe këpucët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë sediljeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh.

“Produktet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personave janë iniciuar procedura përkatëse”, thonë nga Drejtoria doganore.

Nga aty theksojnë se Drejtoria doganore në kuadër të prioriteteve të saj në vazhdimësi realizon aktivitete për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e ekonomisë gri. ls/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR