• e premte, 27 dhjetor 2024

Drejtoria doganore me përgatitjet përfundimtare për vendosjen e one-stop-shop me Kosovën

Drejtoria doganore me përgatitjet përfundimtare për vendosjen e one-stop-shop me Kosovën

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Drejtoria doganore po përgatitet për vendosjen e one-stop-shop me Kosovën në vendkalimin kufitar Bllace, që do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve, si pjesë e aktiviteteve që zbatohen për përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë.

 

 

Me këtë, siç thanë drejtori i Drejtorisë doganore Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar Bllacë, përforcohet konkurrenca e kompanive vendase në tregun ndërkombëtar dhe mundësohet mbështetje për tregtinë legale nga njëra anë dhe përmirësohen kushtet për parandalimin efektiv të aktiviteteve të paligjshme në kufirin nga ana tjetër.

"Vendkalimi kufitar Bllacë është pika e dytë më e rëndësishme kufitare në kufirin tonë verior, e cila mundëson hyrjen në Kosovë, dhe lëvizjet drejt Serbisë, Malit të Zi dhe më pas në detin Adriatik. Me modernizimin e tij kontribuojmë në përshpejtimin e tregtisë dhe transportit dhe përmirësimin e performancës së ekonomisë vendase", thotë Bogoev.

Drejtoria doganore po investon dukshëm në modernizimin e menaxhimit të kufirit. Kjo përfshin përmirësimin e infrastrukturës në vendkalimet kufitare, të mbështetur me qasje bashkëkohore për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve dhe të mallrave. ls/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR