• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Konfiskohen 329 tretësirë injektuese të padeklaruara për rezonancë magnetike 

Drejtoria doganore: Konfiskohen 329 tretësirë injektuese të padeklaruara për rezonancë magnetike 

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) -  Në pikën kufitare Deve Bair, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të autobusit janë sekuestruar 329 copë solucione injektuese Gadovist 1.0, të cilat përdoren edhe për diagnostikimin e sëmundjeve beninje dhe malinje gjatë rezonancës magnetike, të fshehura në një pako me një etiketë nga një prodhues i ujit të pijshëm.

"Gjegjësisht, më 8 shtator, inspektorët doganor të Departamentit për Çështje Operative gjatë kontrollit të autobusit me targa turke që udhëtonte nga Stambolli për në Pejë të Kosovës, në mes, nën njërën prej sediljeve, gjetën një kuti me 329 copë 15. ml tretësirë ​​për injeksion Gadovist 1.0 nga prodhuesi gjerman Bayer, për të cilin pronar është regjistruar pasagjeri me iniciale M.Sh. nga Kosova. Për produktet mjekësore, pasagjeri nuk kishte as leje përkatëse nga Ministria kompetente e Shëndetësisë", theksohet në kumtesën e sotme nga Drejtoria doganore.

Ndaj personit është paraqitur kallëzim penal në gjykatën kompetente për veprën penale të kontrabandës nga neni 278 i Kodit Penal. ls/

Foto: Drejtoria doganore 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR