• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore ka rritur të ardhurat për 9,2 për qind, ndërsa numri i konfiskimeve është mbi 60 për qind

Drejtoria Doganore ka rritur të ardhurat për 9,2 për qind, ndërsa numri i konfiskimeve është mbi 60 për qind

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Nga 1 korriku deri më 8 tetor të këtij viti Drejtoria Doganore ka paguar 35,4 miliardë denarë (576,4 milionë euro) të ardhura të përgjithshme që është për 3 miliardë denarë (48,7 milionë euro), ose 9,2 për qind më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. Numri i konfiskimeve është rritur për 60,2 për qind, ndërsa numri i denoncimeve për vepra të kryera penale që i ka dorëzuar është rritur për gati tre herë, tha sot drejtori Boban Nikollovski, duke prezantuar punën në 100 ditët e para.

Siç theksoi Nikollovski, janë përparuar bashkëpunimet me komunitetin e biznesit, ndërinstitucional dhe ndërkombëtar me qëllim që të përmirësohen kushtet për udhëheqje të biznesit dhe rritje të konkurencës në ekonominë e Maqedonisë.

Drejtori theksoi se pjesëmarrja në totalin e të hyrave të mbledhura nga ana e Drejtorisë Doganore në të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit shtetëror është 41 për qind, ndërsa nëse ndahet pjesëmarrja në të ardhurat tatimore, pjesa e Drejtorisë Doganore është 73 për qind. Njëherit e përshëndeti suksesin e punës së nëpunësve doganor në nivel të njësive doganore, duke thënë se numri i procesverbaleve për mallrat e padeklaruara krahasuar me vitin e kaluar është rritur për 80 për qind. Ai veçoi procesverbalet për mallra me dyshim se cenon të drejtat e pronësisë intelektuale të cilat janë rritur për 72 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe thekson se janë shqiptuar gjithsej 1.213 dënime me mandat që është për 186 për qind më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

"Nevojat kryesore të identifikuara të komunitetit afarist janë: zbatimi i mëtejshëm i procedurave më të thjeshta dhe thjeshtësimi i procedurës për marrjen e lejes, digjitalizimi i mëtejshëm dhe trajnime për risitë në punën doganore, korsitë e duhura prioritare në kalimet kufitare dhe edukim për përmirësimin e integritetit dhe profesionalitetit të nëpunësve doganor", tha drejtori.

"Planet tona të ardhshme përfshijnë miratimin e një strategjie të re integriteti me masa konkrete për të ndryshuar ndërgjegjësimin dhe perceptimin e doganierëve, përgjegjësinë, profesionalizmin dhe llogaridhënien; përmirësimi i sistemit të trajnimit për të gjitha nivelet, intensifikimi i aktiviteteve të projekteve të filluara dhe përfundimi i tyre në kohë, fillimi dhe zbatimi i suksesshëm i projekteve të reja të planifikuara - për digjitalizimin e plotë të proceseve dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore; pajtueshmërinë e plotë me legjislacionin e BE-së, kryesisht Ligjin për Doganat dhe Dekretin Zbatues; por edhe kontribut në harmonizimin e të gjitha ligjeve dhe akteve të tjera me të cilat vepron Drejtoria Doganore, si dhe në ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkombëtar", theksoi Nikollovski.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska e cila mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarje, tha se të ardhurat nga detyrimet e importit në korrik shënuan rritje prej 23,7 për qind, në gusht 8,9 dhe në shtator 24,5 për qind ndërsa akcizat në korrik u rritën prej 16,6 për qind, në gusht 11,9 për qind dhe shtator 25,9 për qind.

"Kjo tregon qartë se Drejtoria Doganore nuk kursen para, punon sipas ligjit dhe ne mund ta bëjmë kur të duam. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më importe që do të jenë të paligjshme ose importe që do të nënkuptojnë një vlerësim më të ulët të vlerës. Dogana është kontrolli i parë i importit të mallrave në vend dhe gjithçka varet nga ju. Prioritet është respektimi i ligjeve dhe le të themi ndalimi i korrupsionit dhe krimit", theksoi Dimitrieska Koçovska.

Ndihmës drejtori i Sektorit për Kontroll dhe Hetime Vlatko Lakordov i prezantoi rezultatet operative në pjesën e luftës me krimin. Ndihmës drejtori veçanërisht u kthye në sistemin e ri të integruar për video mbikëqyrje dhe sistemin për njohje automatike të targave. Ndihmës drejtoresha për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Integrime të BE-së Sllagjana Damjanoska i prezantoi projektet qëllimi i të cilave është përmirësimi dhe modernizimi i kapaciteteve infrastrukturore. Aleksandar Prodanov, shefi i shërbimit në ITK, u kthye në projektet për digjitalizim të mëtejshëm të procedurave. sa/

foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR