• e premte, 27 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore ka bërë kallëzim penal ndaj firmës importuese dhe doganierit për rastin me celularët

Drejtoria Doganore ka bërë kallëzim penal ndaj firmës importuese dhe doganierit për rastin me celularët

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Departamenti për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe menaxherit për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim doganor”. Gjithashtu, Departamenti për Përgjegjësi Profesionale pranë Drejtorisë Doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër doganierit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

"Kallëzimi penal kundër personit juridik dhe menaxherit është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Mashtrimit doganor”, ​​në atë mënyrë që i pandehuri ka tentuar të importojë mallra të ndryshme nga malli në deklaratën doganore të cilat janë zhdoganuar dhe me këtë kanë shkaktuar dëme në Buxhetin e RMV-së", njofton Drejtoria Doganore.

Kallëzimi penal kundër doganierit, thuhet në kumtesë, është bërë për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Veprën penale e ka kryer në atë mënyrë që me moskryerjen e detyrës zyrtare nuk ka vepruar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Drejtorisë Doganore dhe ka mundësuar pagesën e doganave dhe detyrimeve tjera në shumë më të vogël se sa është dashur të paguhet realisht  dhe në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Gjithashtu, ndaj doganierit është bërë edhe pezullim nga vendi i punës.

"Drejtoria doganore dërgon mesazh të qartë se ka përkushtim të sinqertë në luftën për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe se kushdo që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet", informon Drejtoria. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR