• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Janë parandaluar tentime për kontrabandim të instrumenteve stomatologjike, implante gjiri, cigare, mallra të falsifikuara

Drejtoria doganore: Janë parandaluar tentime për kontrabandim të instrumenteve stomatologjike, implante gjiri, cigare, mallra të falsifikuara

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunës doganorë dhe ekipe mobile gjatë ditëve të kaluara parandaluan tentime për kontrabandim të instrumenteve stomatologjike, implante gjiri, cigare, mallra të falsifikuara, kabllo për instalim elektrik dhe mallra të tjera, ndërsa ndaj një personi është zbatuar edhe procedurë kundërvajtëse drejt gjykatës kompetente për shkak të shkeljes së rregullativës doganore dhe evitim të pagesës së taksave importuese të cilat paguhen gjatë importit të automjetit, informojnë sot nga Drejtoria e doganave.

Në aeroportin ndërkombëtar Shkup janë zbuluar 616 isntrumente stomatologjike dhe katër klogramë pluhur porcelani dje porcelan bazë për stomatologji, gjatë kontrollit të valixheve në pronë të një shtetasi turk i cili udhëtonte me fluturim nga Izmiri. Pasi që gjatë kontrollit të rentgenit të valixheve të udhëtarit janë vërejtur parregullsi, është kryer kontroll i hollësishëm me ç'rast janë gjetur prodhimet e paparaqitura. Ato janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtarit është inicuar procedurë kundërvajtëse.

Nëpunës doganorë të stacionit doganor Aeroporti ndërkombëtar Shkup, parandaluan kontrabandë të nëntë pakove me implante gjiri, të cilat udhëtari, shtetas i Austrisë, ka dashur t'i fusë në shtet pa i paraqitur. Gjatë kotnrollit të udhëtarit, në bagazh, në njërën prej valixheve, janë zbuluar implante të paparaqitura, për të cialt udhëtari nuk ka poseduar, as leje për import për lloj të tillë të mallit nga institucioni kompetent. Kundër udhëtarit është parashtruar paraqitje adekuate, ndërsa implantet janë konfiskuar.

Drejtoria e doganave parandaloi kontrabandim të 96 stekave me cigare që përmes komunikacionit ajror, një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i dërgojë në Londër. Nëpunësit  stacionit doganor Aeroporti ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixhes në pronësi të udhëtarit i gjetën mallrat akcizë të paparaqitura. Stekat e cigareve janë konfiskuar, ndërsa ndaj udhëtarit është parashtruar paraqitje adekuate.

Tridhjetë e tre steka cigare pa etiketa akcize, janë konfiskuar edhe gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut i paraqitur për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Stekat e cigareve janë gjetur në frigoriferin e kabinës së kamionit, në qese të vendosura prapa rezervoarit dhe në pjesën e jashtme të kamionit.

Në dy raste, ekipe mobile gjatë kotnrollit të mallrave të paraqitura për doganim importues dedikuar për importues nga Shkupi zbuluan sasi më të madhe të lodrave me shenja të markave të mbrojtura tregtare (gjithsej 246). Prodhimet janë konfiskuar për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë in telektuale dhe njëkohësisht ka filluar procedura për konstatim të origjinalitetit të tyre. Vlera e prodhimeve të mbajtura, nëse do të shiteshin si origjinale, është vlerësuar në rreth 759 mijë denarë.

Ekipi mobil i Drejtorisë së doganave gjatë kontrollit të kamionit të paraqitur si i zbazët, në vendkalimin kufitar Bogorodicë zbuluan 180 metra kabllo për instalim elektrik. Malli i paparaqitur është zbuluar në një kamion me targa të Kosovës, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Kundër shoferit do të inicohet procedurë adekuate. Në hyrje të vendkalimit kufitar Bllacë, ekipi mobil gjatë kontrollit të një automjeti zbuloi dhe paraqiti 114 pako me termosë për ujë. Termosët duhej të përfundonin në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Për shtetasin e Maqedonisë së Veriut është inicuar procedurë kundërvajtëse drejt gjykatës kompetente për shkak të shkeljes së rregullativës doganore dhe evitim të pagesës së etiketave importuese të cialt paguhen gjatë importit të automjetit.

Njëherit, nëpunës doganorë, gjatë kontrollit të automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut drejtuar nga një shetas i jonë, i paraqitur për dalje nga shteti në vendkalimin Dellçevë, zbuluan komplet të targave dhe patent shoferit bullgar. SHoferi ka deklaruar se të njejtat janë nga automjeti të cilin e ka shpenzuar në Bullgari, por, në pajtim me evidencën për hyrje dhe dalje të automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konstatuar se automjeti ka pasur të realizuar hyrje në shtet në vitin 2019, ndërkaq më pas nuk është evidenjtuar në dalje nga shteti. Për shkak të dyshimit se automjeti është lëshuar në qarkullim të lirë pa u doganuar paraprakisht dhe pa u paguar taksat importuese, kundër pronarit është inicuar procedurë kundërvajtëse drejt gjykatës kompetente.

Drejtoria e doganave konfiskoi 2 komplete të orëve të dorës dhe aksesorë (vathë, unazë dhe zinxhir) pasi që u zbuluan gjatë kotnrollit të autobusit me targa të Maqedonisë së Veriut i cili qarkullonte në linjën e rregullt Sprlit - Shkup, i paraqitur për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Produktet e paparaqitura, pronë e shtetasit të maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte me autobus, u gjetën në një çantë dore dhe dy qese najloni të vendosura në hapësirën e autobusit për bagazh. Kundër udhëtarit është inicuar procedurë adekuate.

Nëpunës doganorë në vendkalimin kufitar Dojran janë konfiskuar 4.320 copë rekuizite për maskenball për shkak të dyshimit se shkelin të drejta të pronësisë intelektuale. Vlera e produkteve të mbajtura, nëse do të shiteshin si orogjinale, është vlerësuar në rreth 259 mijë denarë. Ka filluar procedura për konstatimin e origjinalitetit të tyre. ab/

foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR