• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtoria Doganore: Janë konfiskuar 15 mijë dollarë amerikanë në Qafë Thanë

Drejtoria Doganore: Janë konfiskuar 15 mijë dollarë amerikanë në Qafë Thanë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Doganierët në vendkalimin kufitar Qafë Thanë kanë konfiskuar 15.050 dollarë australianë, pasi një shtetas nga Maqedonia e Veriut gjatë hyrjes kishte lajmëruar se ka vetëm dy mijë dollarë, edhe pse me vete kishte shumë më të madhe të devizave. 

Për shkak të ekzistimit të dyshimit, nëpunësit doganorë kanë bërë kontroll personal, me çka kanë gjetur 10 mijë euro dhe 15.050 dollarë australianë, njoftuan nga Drejtoria Doganore. 

Në bazë të Ligjit për punë devizore udhëtarit i janë kthyer 10 mijë euro, përderisa të tjerat janë mbajtur dhe në bazë të rregullores do t'i dorëzohen Bankës Popullore. 

Kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore në gjykatën kompetente, njoftojnë nga Drejtoria Doganore. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR