• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtoria doganore do të dërgojë përfaqësues për gjykimin “Besa Trans” në seancën e caktuar për 31 mars

Drejtoria doganore do të dërgojë përfaqësues për gjykimin “Besa Trans” në seancën e caktuar për 31 mars

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Një përfaqësues i Drejtorisë doganore është ftuar dhe do të marrë pjesë në seancën e radhës për lëndën “Besa Trans”, e caktuar për 31.03.2023, u përgjigjën nga Drejtoria e doganave në pyetjen e MIA-s se pse përfaqësuesi i tyre nuk është paraqitur në seancën e caktuar për të tretën herë. 

Siç thuhet në përgjigjen e Drejtorisë doganore, përfaqësuesit e autorizuar për përfaqësim në lëndët penale të Drejtorisë doganore sot kanë qenë të pranishëm në dy seanca tjera.

"Ju informojmë se përfaqësuesit e autorizuar për përfaqësim në lëndët penale të Drejtorisë doganore kanë qenë të pranishëm sot në dy seanca në Gjykatën themelore penale në Vinicë, në cilësinë e parashtruesit të kërkesës për kundërvajtje, si dhe në seancën publike para Gjykatës administrative në Shkup, duke përfaqësuear tri konteste administrative, në cilësinë e organit të paditur, që ka miratuar aktet e kontestuara administrative, ku prezenca e Drejtorisë doganore në këtë procedurë si palë është e detyrueshme", thuhet në përgjigje.

Prej aty shtojnë se Drejtoria doganore në rastin “Besa Trans” nuk është palë në procedurë, për këtë arsye mungesa e përfaqësuesit të saj në këtë fazë të procedurës, sipas tyre, nuk është arsye për shtyrjen e seancës së sotme, edhe pse seanca e caktuar më parë, më 2 shkurt, është shtyrë pikërisht për këtë arsye.

Në Gjykatën themelore penale Shkup, për shkak të mungesës së përfaqësuesit të personit juridik “Besa Trans”, sot sërish është shtyrë gjykimi për “Besa Trans” në të cilin pronari i personit juridik me të njëjtin emër akuzohet për “falsifikim të dokumentit”. Sot, edhe për herë të tretë, nuk ishte prezent as përfaqësues i Drejtorisë doganore. Seanca e fundit dëgjimore për këtë proces është mbajtur në nëntor të vitit 2022.

Sipas aktakuzës, i akuzuaqri Bekim Haxhu, në cilësinë e menaxherit të personit juridik “Besa Trans BTB” nga fshati Rashçe, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e njljta, të njëjtat raste dhe rrethanat e ngjashme, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura me kohën dhe ka përdorur si dokument të rremë publik Çertifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Vlladimir Miloshevski. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR