• e premte, 27 dhjetor 2024

Drejtori i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoevi realizoi takim me përfaqësues të sindikatave

Drejtori i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoevi realizoi takim me përfaqësues të sindikatave

 Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoevi sot mbajti takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) dhe Sindikatës së Pavarur të Administrata Doganore.

Ky është takimi i tij i parë zyrtar i punës pas marrjes së detyrës të personit të parë të Doganës, ndërsa  është mbajtur pas protestës së të punësuarve të Doganës para godinës së Drejtorisë.  

Në takim, Bogoevi është njohur me kërkesat e sindikatave, të cilat fillimisht kanë të bëjnë me dhënien e shtesës në pagë për të punësuarit, në përputhje me Ligjin për Drejtorinë Doganore dhe Marrëveshjen Kolektive. 

 "Drejtori Bogoev theksoi se i respekton të drejtat e të punësuarve, të cilat janë të rregulluara me ligje përkatëse ose me marrëveshje kolektive. I njoftoi se është caktuar dhe do të mbahet takim me ministrin e Financave, ku ai do ta theksojë edhe këtë çështje. Në mënyrë shtesë, Bogoevi informoi se është planifikuar takim konsultativ edhe me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, si dhe takime të brendshme me drejtuesit e Drejtorisë Doganore për njohje më të detajuar me mundësitë e gjetjes së zgjidhjes për kërkesat e parashtruara dhe ka paralajmëruar se pas takimeve të mbajtura, do të vazhdojë bashkëpunimi me sindikatat", bëri të ditur  shërbimi për informim i Doganës.

Është theksuar se së fundi  është nënshkruar Marrëveshje e re kolektive të Drejtorisë Doganore në koordinim me dy sindikatat me të cilat, siç bëjnë të ditur, të punësuarve u është mundësuar harmonizim me pagën minimale,  kompensimin për kujdetari shtëpie, sigurim të paguar, rritjen e numri i ditëve për pushim vjetor dhe përfitime të tjera. ar/

Foto: Kabineti i drejtorit të Drejtorisë Doganore 

 

QËNDRONI TË LIDHUR