Drejtori i "BMZ"-së Sven Bauer: Investojmë në vende ku do të qëndrojmë për një kohë të gjatë
- Ne po kërkojmë një vend për të investuar ku do të qëndrojmë për një kohë të gjatë, thotë për MIA-n Sven Bauer, drejtor ekzekutiv dhe themelues i BMZ gjermane, kompania me të cilën sot u nënshkrua kontrata për një investim prej 65 milionë eurosh në TIRZ Shkup 2.
- Post By Sara Ademi
- 15:30, 4 shtator, 2023
Frankfurt, 4 shtator 2023 (MIA) - Ne po kërkojmë një vend për të investuar ku do të qëndrojmë për një kohë të gjatë, thotë për MIA-n Sven Bauer, drejtor ekzekutiv dhe themelues i BMZ gjermane, kompania me të cilën sot u nënshkrua kontrata për një investim prej 65 milionë eurosh në TIRZ Shkup 2.
Bauer theksoi se për një kohë të gjatë në të gjithë Evropën po kërkonin një pozicion të mirë për realizimin e investimit.
"Ne nuk jemi një kompani që kërkon një treg afatshkurtër për të realizuar investimin. Përkundrazi, ne po kërkojmë një vend për të qëndruar për një kohë të gjatë, tha Bauer.
Fillimisht, bëri të ditur ai, do të fillojmë me bateritë që përdoren më së shumti në kopshtari, kositëse bari, vegla më të vogla të baterive. "Hapi i dytë është një lloj më i madh i baterive për biçikletat elektrike, dhe hapi tjetër i madh që po planifikojmë janë sistemet ku energjia e prodhuar do të ruhet përmes paneleve diellore dhe përmes amvisërive", tha Bauer.
Ai theksoi se angazhimi i fuqisë punëtore do të jetë edhe përmes bashkëpunimit me fakultetet dhe se gjatë studimeve ata do të përfaqësojnë botën e prodhimit të baterive të përdorura në pajisjet elektrike për të tërhequr studentët që të vendosin për ato drejtime studimi.
"Dëshirojmë t'i sjellim këtu edhe punëtorët që do të jenë në Maqedoni në qendrën tonë të trajnimit ku fillimisht do t'u ofrojmë trajnime të specializuara për prodhimin që do të bëhet atje dhe më pas do të jenë gati për fillimin", tha Bauer.
Investimi i ri do të krijojë mbi 750 vende pune dhe do të realizohet në 10 vitet e ardhshme. Do të fillojë si brounfield, në një objekt ekzistues, ndërsa kapaciteti i ri do të jetë në ZZHIT Shkup 2. Marrëveshja është nënshkruar në selinë e BMZ-së nga Bauer dhe drejtori i ZZHIT Jovan Despotovski në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. sa/
Foto: MIA