• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtoresha e KMBFGR-së Trajkovska takohet me kryetarin e BFI-së

Drejtoresha e KMBFGR-së Trajkovska takohet me kryetarin e BFI-së

 Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) Olivera Trajkovska sot në hapësirat e BFI-së është takuar me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Reis ul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai. 

 "Vizita zyrtare e drejtoreshës së Komisonit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze ishte me karakter të lirë dhe kishte për qëllim njohjen me njëri-tjetrin dhe shkëmbimin e përvojave të deritanishme, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në fushën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Shoqëria multietnike është lidhje e kulturave dhe etnikumeve të ndryshme, analoge e asaj edhe lidhja e bashkësive të tjera fetare të cilat manifestojnë shenjën e vet përmes shprehjes së lirë të të drejtave dhe lirive të tyre fetare", thuhet në njoftimin e KMBFGR-së.

 Në të shtohet se një ambient stabil, prosperues dhe tolerant është dëshirë e përbashkët e të gjitha bashkësive fetare dhe pikërisht për këtë arsye të gjitha aspiratat e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze synojnë dialogun dhe bashkëpunimin konstruktiv.

 Reis ul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njoftoi vazhdimin e saj në kontinuitet, me qëllim, siç tha, të gjithë bashkësitë të marrim pjesë në ndërtimin dhe kultivimin e një shoqërie të mbushur me paqe dhe respekt reciprok. qa/

Foto: KMBFGR

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR