Drejtoresha e KGJO: Maqedonia mund të matet me arritje botërore, është lindur foshnje nga një nënë 61-vjeçare
- – Se në botën e mjekësisë më nuk ekzistojnë kufij dhe se mjekësia në Maqedoni mund të matet me arritje botërore, flet edhe lindja e foshnjës Petar, të cilin në jetë e solli pacientja më e moshuar 61-vjeçare e cila lindi për herë të parë. Këtë sot e nënvizoi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, prof.dr. Irena Aleksiovska Papestiev, në deklaratë për mediat.
- Post By Fitore Curri
- 13:38, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) – Se në botën e mjekësisë më nuk ekzistojnë kufij dhe se mjekësia në Maqedoni mund të matet me arritje botërore, flet edhe lindja e foshnjës Petar, të cilin në jetë e solli pacientja më e moshuar 61-vjeçare e cila lindi për herë të parë. Këtë sot e nënvizoi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, prof.dr. Irena Aleksiovska Papestiev, në deklaratë për mediat.
Aleksiovska Papestiev tha se kjo është pacientja e parë në shtet e cila ka mbetur shtatzënë me vezën e saj, shtatzënia ishte ndjekur në vend dhe ka lindur në vendin tonë. Pacientja kishte lindur në javën e 36-të me operacion cezarian me ecuri të rregullt operative.
“Është lindur foshnjë i gjallë i gjinisë mashkullore me peshë prej 2350 gramë dhe 48 centimetra i gjatë. Edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të shkëlqyer të përgjithshme. Nëna hero siç e quajtëm, është paciente me të kaluar jashtëzakonisht të vështirë gjinekologjike dhe obstetrike me 10 intervenime in vitro dhe 10 aborte spontane. Në vitet e kaluara pacientja ka pasur edhe tre operacione të tjera gjinekologjike”, deklaroi Aleksiovska Papestiev.
Ajo shtoi se gjatë kësaj shtatzënie pacientja ka pasur hypertensia (shtypje të lartë të gjakut) dhe diabet 2, por shtatzënia ishte e rregullt dhe e kontrolluar.
“Se në botën e mjekësisë më nuk ekzistojnë kufij dhe se mjekësia në Maqedoni mund të matet me arritje botërore, flet edhe lindja e foshnjës Petar, të cilën në jetë e solli pacientja më e moshuar 61-vjeçare në vend e cila lindi fëmijën e saj të parë”, theksoi prof.dr. Aleksioska Papestiev.
Nëna dhe foshnja sot do të lëshohen në shtëpi, ndërsa për foshnjën do të kujdeset edhe babai i cili ka 65 vjet.
“Sot po i dërgojmë në shtëpi foshnjën dhe prindërit që nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre, nuk u dorëzuan para dështimeve, presioneve nga mjedisi dhe paragjykimeve me të cilat jetojmë. Petarit dhe prindërve të tij i dëshirojmë shëndet të mirë, fëmijëri pa brenga dhe shumë vite gëzime të kaluara së bashku me familjen”, theksoi drejtoresha e Klinikës.
Deri para pak kohësh pacientja më e vjetër shtatzënë ishte një grua 60-vjeçare e cila, pasi nuk ishte shtetase e shtetit tonë, lindjen e kishte bërë në vendin prej nga e kishte origjinën.
Në rajon, gruaja më e moshuar që kishte lindur fëmijën e saj të parë ishte Lubica nga Serbia e cila kishte lindur në moshën 62-vjeçare, por me vezë të dhuruara dhe transferim të bërë në Çeki, si dhe Afifa (61-vjeçare) gjithashtu nga Serbia e cila pas tre in vitrove të pasuksesshme, kishte ngelur shtatzënë. Në botë, paciente më të moshuar janë një paciente 62-vjeçare nga Spanja dhe një grua 76-vjeçare në Indi. fc/
Fotografia: MIA