• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtorë të rinj në klinikat e Dermatovenerologjisë dhe Kardiologjisë

Drejtorë të rinj në klinikat e Dermatovenerologjisë dhe Kardiologjisë

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka emëruar Dr. Dejan Filipoviqin u.d. drejtor në Klinikën Universitare të Dermatovenerologjisë dhe Dr. Bekim Pocestën u.d. drejtor në  Klinikën Universitare të Kardiologjisë.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, Dr. Dejan Filipoviqi nga viti 2018 është i punësuar në Klinikë si mjek specialist dermatovenerolog dhe asistent në dermatovenerologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

 Për momentin është doktorant në mjekësi klinike, në fushën e dermatovenerologjisë, në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, është anëtar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë dhe i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.

 Për u.d. të ri drejtor në Kardiologji Dr. Bekim Posteca, thekson Ministria në kumtesë, është specialist shumëvjeçar për kardiologji.

 Në Klinikë që do ta drejtojë punon që nga viti 2005, në repartin për mjekim intensiv, si dhe në shërbimin për elektrofiziologji dhe implantim të aparateve elektrostimuluese.

 Në vitin 2019 ka marrë titullin primarius, ndërsa ka përvojë edhe si drejtor i Kardiologjisë nga korriku i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR