• e mërkurë, 01 prill 2026

Draft-versionet e pakos së ligjeve për arsimin e lartë të vendosura në ENER, pas miratimit nga Qeveria do të përcillen në Kuvend

Draft-versionet e pakos së ligjeve për arsimin e lartë të vendosura në ENER, pas miratimit nga Qeveria do të përcillen në Kuvend

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Draft-versionet e propozim-ligjit për arsimin e lartë, propozim-ligji për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë dhe propozim-ligji për veprimtarinë shkencore-kërkimore janë vendosur në sistemin ENER të qeverisë.

"Në të janë integruar të gjitha propozimet konstruktive dhe të pranueshme të bashkësisë akademike dhe opinionit ekspert, të paraqitura në debate publike të organizuara, takime të shumta, adresa të hapura elektronike dhe përmes sistemit ENER. Vijon harmonizimi i propozim-zgjidhjeve ligjore me institucionet dhe organet e tjera të prekura, dhe pas miratimit nga Qeveria, do të pasojë një procedurë parlamentare për miratim", informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në publikimin në ueb faqen e saj, MASH i falënderoi "të gjithë faktorët që kontribuan në përpunimin e versioneve më të mira të zgjidhjeve të reja ligjore".

"Ato janë përgjigje ndaj rënies shumëvjeçare të cilësisë së arsimit të lartë dhe joaktivitetit të shkencës në Maqedoni, por edhe përgjigje ndaj nevojave të epokës së re. Kujdesi për arsimin mbetet përgjegjësia jonë e përbashkët shoqërore", thekson MASH. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR