• e enjte, 26 dhjetor 2024

DPHM: Janë të mundshëm shira të rrëmbyeshëm dhe rritje e shpejtë e nivelit të lumenjve, si edhe rrëshqitje të tokës

DPHM: Janë të mundshëm shira të rrëmbyeshëm dhe rritje e shpejtë e nivelit të lumenjve, si edhe rrëshqitje të tokës

Shkup, 25 qershor 2023 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), paralajmëron se gjatë ditës së sotme, në më shumë vende priten reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut të cilat mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të nivelit të lumenjve më të vegjël dhe vendeve ku mblidhet ujë, ndërsa është e mundur të ketë edhe probleme lokale në një pjesë të vendbanimeve të banuara të qytetit nëse atje ka reshje intensive. Gjithashtu, është e mundur edhe paraqitja e rrëshqitjes së tokës.

Paralajmërojmë për lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve më të vegjël dhe pellgjeve ku mblidhet ujë gjatë ditës së sotme.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga mesdita në më shumë vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fuqishme (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup gjatë paradites do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, nga mesdita jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paraqitjen e motit të lig me shi të rrëmbyeshëm intensiv, vetëtima, erë të fuqishme dhe paraqitjen e breshrit. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR