• e enjte, 26 dhjetor 2024

DPHM: Gushti mesatarisht i ngrohtë dhe i lagësht në krahasim me mesataret afatgjata të viteve 1991/20

DPHM: Gushti mesatarisht i ngrohtë dhe i lagësht në krahasim me mesataret afatgjata të viteve 1991/20

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Konform matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji gusht i këtij viti karakterizohet si muaji mesatarisht i ngrohtë dhe me shi në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare të viteve 1991/20, bëjnë të ditur DPHM-ja. 

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 18,2 gradë Celsius në Mavrovë deri në 27,1 gradë Celsius në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit gusht për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 0.6 gradë Celsius mbi mesataren e vendit.

Temperatura mesatare maksimale ka lëvizur nga 25.9 gradë Celsius në Mavrovë deri në 35.3 gradë Celsius në Gjevgjeli. Temperatura maksimale më e lartë është matur më 22 gusht në Gjevgjeli dhe ka qenë 39.3 gradë Celsius. Një periudhë më e gjatë është vërejtur nga data 18 deri më 29 gusht me temperatura relativisht të larta. Temperatura mesatare minimale sillet nga 11.8 gradë Celsius në Berovë deri në 19.9 gradë Celsius në Gjevgjeli. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë më 9 gusht dhe ka qenë 5.7 gradë Celsius.

"Në muajin gusht të vitit 2023, sasia mujore e reshjeve në vend sillej nga 9 mm në Manastir deri në 67 mm në Mavrovë. Reshjet kanë qenë nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 29 mm është regjistruar në Mavrovë në ditën e parë të muajit. Krahasuar me vlerën mesatare të gushtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ka qenë më e ulët për 7 mm, përkatësisht ka qenë mesatare në nivel shteti", thuhet në njoftimin e DPHM-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR