Dorëzimi i çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit"
- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do të dorëzohet çmimi shtetëror "Shën. Kliment i Ohrit" për vitin 2024.
- Post By Sara Ademi
- 09:47, 8 dhjetor, 2024
Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do të dorëzohet çmimi shtetëror "Shën. Kliment i Ohrit" për vitin 2024.
Çmimin në fushën e edukimit dhe arsimit do ta marrë profesoresha universitare Maja Bojaxhievska, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit këtë vit u shpërblyen shkrimtari Millovan Stefanovski, piktori Mirosllav Masin dhe aktori Refet Abazi.
Çmimi shtetëror "Shën. Kliment i Ohrit" është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në aktivitete shoqërore me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vendimi për fituesit e çmimeve të sivjetme është marrë nga Bordi i kryesuar nga Tomisllav Osmanli.
Me rastin e festës shtetërore 8 Dhjetori - Shën Kliment i Ohrit, delegacione nga Kabineti i Presidentit, Kuvendi, Qeveria, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, KOM-OA, si dhe përfaqësues të institucioneve, të korit diplomatik dhe partive politike do të vendosin lule para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Universitare Kombëtare "Shën Kliment i Ohrit".
Siç njoftoi Kuvendi, në delegacion do të jenë deputetët Emilia Angelova, Daniella Nikollova dhe Pavle Arsoski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s