• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit nesër, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit më 26 janar, seancë të dielën më 28 janar

Dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit nesër, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit më 26 janar, seancë të dielën më 28 janar

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Më 28 janar do të caktohet seancë për zgjedhjen e qeverisë teknike, ndërsa më pas edhe seancë e dytë për zgjedhjen e zëvendësministrave shtesë, si dhe për verifikimin e mandatit të deputetëve. Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili është mandatar i qeverisë teknike, dorëheqje do të dorëzojnë nesër, me çka edhe fillojnë afatat për formimin e qeverisë kalimtare, e cila mbahet njëqind ditë para zgjedhjeve për deputetë më 8 maj. Xhaferi sot në takim me gazetarët sqaroi se si do të vijojnë procedurat, por gjithashtu tha se nëse ka propozime nuk ka pengesë që ministrat e VMRO-DPMNE-së të mos jenë pjesë e qeverisë teknike. Ai nuk ka dashur të thotë nëse në këtë qeveri do të ketë ndryshime kadrore te ministrat e BDI-së dhe Aleancës së Shqiptarëve. Propozimet e LSDM-së tashmë dihen.

"Dita e nesërme është dita "D" për dorëzimin e dorëheqjeve. Nga Qeveria tek une si kryetar i Kuvendit do të dorëzojnë informacion se japin dorëheqje, dhe un si kryetar i Kuvendit do të njoftojë presidentit e shtetit se Qeveria ka dhënë dorëheqje. Do ta autorizoj nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovskin të udhëheqë seancën të premten dhe pastaj do të jap dorëheqje", theksoi Xhaferi.

Në seancën e së premtes, e cila është seanca e parë e radhës, do të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit dhe e tij, ndërsa më pas para votimit të rendit të ditës, do të propozohet një pikë e re - zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Pas zgjedhjes, në këtë rast të Jovan Mitreskit për kryetar të Kuvendit, ai do ta njoftojë presidentin se në emër të koalicionit shumicë në Kuvend është zgjedhur për kryetar. Më 26 janar, siç sqaroi Xhaferi, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski duhet t'i besojë mandatin për kryeministër të qeverisë teknike dhe afatet do të fillojnë të rrjedhin.  

Më datë 27 paradite, Xhaferi duhet të paraqesë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë, ndërsa seanca për zgjedhje duhet të thirret më 28 janar. Siç sqaroi ai, për kompletimin e qeverisë teknike do të thirret një seancë tjetër për të votuar zëvendësministrat shtesë dhe për të verifikuar mandatin e deputetëve.

Xhaferi tha se megjithëse janë planifikuar dy ditë për debat, sipas praktikës së krijuar të deritanishme, kjo ka përfunduar për një ditë.

Për paralajmërimet se VMRO-DPMNE nuk do të votojë për të, thotë se nuk shqetësohet me atë se kush si do të votojë, Për deklaratat e përfaqësuesve të opozitës shqiptare, thotë se nuk do t'i komentojë. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR