• e shtunë, 23 nëntor 2024

Donev: Rruga në të cilën duhet të lëvizni është përmbushja e rreptë e të gjitha kritereve dhe marrëveshjeve të ndërmarra para BE-së si tërësi

Donev: Rruga në të cilën duhet të lëvizni është përmbushja e rreptë e të gjitha kritereve dhe marrëveshjeve të ndërmarra para BE-së si tërësi
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) – Përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga kushtet që vendi i ndërmerr si obligim jo vetëm në protokollin bilateral të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. dhe bashkëpunim, por me nënshkrimin e të ashtuquajturës "Marrëveshja franceze". Është obligim jo vetëm ndaj Bullgarisë, por edhe ndaj të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi sot kryeministri bullgar Galab Donevi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor,  seksioni Kumanovë - Belakoc - Kriva Pallankë. I pyetur nëse Bullgaria mund të japë garanci se nëse bëhen ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë më bllokada të reja në rrugën evropiane, Donevi tha se rruga për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian kalon përmes nënshkrimit absolutisht të 27 vendeve anëtare të BE-së. "Prandaj rruga nëpër të cilën duhet të lëvizni është përmbushja e rreptë e të gjitha kritereve dhe marrëveshjeve që janë ndërmarrë para BE-së si tërësi. Bullgaria është pjesë e BE-së dhe Bullgaria ka vendosur kushtet e veta, por kushtet e vendosura tashmë nga vendet anëtare të BE-së janë mbështetur me nënshkrim nga të gjitha 27 vendet. Kështu që, ajo që është në marrëveshje dhe çfarë duhet të përmbushet që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, është diçka për të cilën duhet të synojë Republika e Maqedonisë së Veriut", tha Donevi. Kryeministri bullgar, gjithashtu, i shprehu falënderim kryeministrit Kovaçevski, duke vlerësuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban qëndrim shumë të saktë, të qartë dhe evropian. "Pozicion që do ta prezantojë Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, drejt një bote me më shumë vlera, liri dhe mirëqenie", tha Donevi. Shembulli i sotëm i fillimit të pjesës lindore të Korridorit 8, Donevi tha se,  është pjesë e atyre projekteve dhe veprimeve që duhet të ndërmarrin qeveritë për të pasur një jetë shumë më të mirë dhe është shembulli që duhet ndjekur. "Gjithçka tjetër vetëm pengon në rrugën tonë drejt vlerave të përbashkëta dhe mirëqenies të të dy popujve", theksoi Donevi. Me anëtarësimin në BE, sipas Donevit, detyrimet e vendit zgjerohen, si dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR