• e enjte, 26 dhjetor 2024

Donacion nga Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës për Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Donacion nga Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës për Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve pranoi donacion në kompjutorë nga Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dorëzimi i kompjutorëve u bë dje në hapësirat e kësaj klinike nga ana e ambasadorit të Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës, Francesko Saverio Xhusti, në prani të prof. dr. Konstadinka Kuzevska Menva dhe dr. supscpecialistja Vesna Micevska.

Siç bëjnë me dije nga Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës në Shkup, në mbledhjen e djeshme u dakordua që brenda këtij viti Ambasada të vazhdojë njëjtë si në të kaluarën të mbështet Klinikën.

"Donacionet e Ambasadës së e Urdhërit Sovran Ushtarak në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqesin një gjest konkret dhe të rëndësishëm për shkaqe bamirësie dhe solidaritet, me qëllim të mbështetjes së gjeneratave të reja në vend. Sipas traditës më shumë se 900-vjeçare të e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës, Ambasada në Republikën e Maqedonisë së Veriut paralajmëron zbatimin e nismave të ngjashme humanitare edhe në të ardhmen, me qëllim të ndihmës për më të cenuarit", theksohet në kumtesë. rq/ bsh/

Foto: Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës

QËNDRONI TË LIDHUR