• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Donacioni i skanerëve të sigurisë për Kuvendin nga Bundestagu

Donacioni i skanerëve të sigurisë për Kuvendin nga Bundestagu

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizuan takim me ambasadoret e Gjermanisë dhe Zvicrës, Petra Dreksler dhe Veronik Ulman, me ekspertët e Bundestagut Gjerman dhe me përfaqësuesit e NDI-së, me rastin e pranim-dorëzimit të rentgen-skanerëve të sigurisë nga Bundestagu për Kuvendin tonë. 

Siç informon pres shërbimi i Kuvendit, Gashi falënderoi në emër të të gjithë deputetëve dhe qytetarëve, Gjermaninë, Zvicrën dhe NDI-në, për dorëzimin institucional të rentgen-skanerëve që ngre nivelin e sigurisë, transparencës dhe disponueshmërisë së Dhomës Ligjvënëse, besueshmërinë dhe dinjitetin e tij. Pas këtij donacioni dhe trajnimeve do të fokusohet më shumë në çështjen e sigurisë.  

"Pas këtij donacioni dhe trajnimeve do të fokusohet më shumë në çështjen e sigurisë", tha Gashi. 

 

Ambasadorja gjermane Dreksler, në prag të pranim-dorëzimit faktik, e theksoi këtë moment të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë, të vazhdueshëm dhe intensiv midis parlamenteve, që janë zemra e demokracisë.

Falënderim për bashkëpunimin dhe përkushtimin për përmirësimin e sigurisë së Kuvendit shprehu edhe ambasadorja zvicerane Ulman, e cila këtë akt e vlerësoi si fillim të mbarë në rrugën drejt qëllimit – servisi i pavarur i sigurisë për Kuvendin. 

Sekretarja e përgjithshme, Dimovska falënderoi të gjithë partnerët strategjikë në këtë proces, për mbështetjen vetëmohuese të shërbimeve në të dy parlamentet për ta realizuar të gjithë këtë sot, si dhe për Ambasadën e Zvicrës dhe NDI-së për gjithë punën e bërë në Kuvend 

 

"Të pranishmit ranë dakord që bashkëpunimi i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së Dhomës Ligjvënëse të qytetarëve në një nivel të lakmueshëm", qëndron në kumtesë.

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR