• e hënë, 30 dhjetor 2024

Donacion për zjarrfikësit e Gostivarit

Donacion për zjarrfikësit e Gostivarit
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA)- Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ambientet e NJTKZ-së sot pranoi edhe një donacion për Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit që përmirëson ndjeshëm kushtet e punës për zjarrfikësit e Gostivarit. Donacioni i shoqatës humanitare ndërkombëtare me seli në Gjermani "Hasene" është një automjet zjarrfikësish me shkallë lëvizëse që shfrytëzohet për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatësh. "Falënderoj për këtë donacion shoqatën humanitare ndërkombëtare ‘Hasene’ me seli në Gjermani”, tha Taravari. Automjeti do të lehtësojë ndjeshëm aksesin, por do të risë edhe suksesin dhe shpejtësinë e veprimeve gjatë punës së zjarrfikësve.    

QËNDRONI TË LIDHUR