• e shtunë, 23 nëntor 2024

Donacion nga Pendarovskit për të pësuarit në Turqi dhe Siri

Donacion nga Pendarovskit për të pësuarit në Turqi dhe Siri
Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo pendarovski dhe familja e tij sot në pikën e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut dhuruan prodhime për ndihmë popullatës në Turqi dhe në Siri, goditur nga tërmeti katastrofik.
 
 
"Sot dhuruam ushqim, mjete për higjienë dhe veshmbathje për të pësuarit nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Në këto ditë të rënda, humaniteti dhe solidariteti që e treguan qytetarët tanë është për çdo respekt", kumtoi pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.
 
Në kumtimin e tij, presidenti e shkroi edhe numrin e telefonit 143 400 në të cilin qytetarët e vendit mund të dhurojnë 100 denarë për ndihmë për të pësuarit. ab/
 
foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR